Champions League, Bilbao eliminon
Napolin, Arsenali mund Beshiktashin
Athletic Bilbao është surpriza e fazës së grupeve të Champions League së bashku me Maribor. Spanjollët e drejtuar nga trajneri Valverde eliminuan bindshëm ekipin e Napolit, pasi e mposhtën me rezultatin 3-1.
Athletic Bilbao është surpriza e fazës së grupeve të Champions League së bashku me Maribor. Spanjollët e drejtuar nga trajneri Valverde eliminuan bindshëm ekipin e Napolit, pasi e mposhtën me rezultatin e pastër 3-1 në ndeshjen e kthimit, teksa ndeshja e parë mes dy ekipeve kishte përfunduar në barazim 1-1 në Napoli. Kështu Napoli detyrohet që t’i japë lamtumirën përpara kohe kompeticionit më elitar për klube në Europë.
Ndeshja ishte mjaft e fortë me sulme dhe kundërsulme nga të dy ekipet, ndërsa një dorë të mirë drejt suksesit vendasve ua dha padyshim edhe tifozeria e madhe që kishte mbushur stadiumin në mbështetje të ekipit të tyre të zemrës, që luante një nga ndeshjet më të rëndësishme të dekadës së fundit. Sfida nisi me raste, por pjesa e parë u mbyll pas asnjë konkretizimin. Në të dytën Napoli e nis më mirë duke shënuar me Hamshik vetëm pas 2 minutave duke krijuar idenë që gjithçka do të shkonte mirë për italianët e drejtuar nga spanjolli Benitez, por ndodhi e kundërta në harkuan e pak minutave, pasi Bilbao realizon përmbysjen e madhe.
Aritz Aduriz vendos barazpeshën në të 61’ duke rikthyer besimin te ekipi i tij. Goli rriti optimizmin te Bilbao që shënon edhe golin e dytë me të njëjtin autor në të 69’. Goli shokon Napolin që e kishte menduar ndoshta më të lehtë takimin, por Bilbao nuk kënaqet dhe shënon edhe golin e tretë me Ibai Gomez në të 74’ duke përfituar nga çekuilibrimi i miqve. Me këtë rezultat u mbyll takimi, pasi tentativat e Napolit nuk ndryshuan asgjë deri në fund. Me shumë vështirësi arriti që të siguronte kualifikimin edhe ekipi i Arsenalit, që mposhti Beshiktashin në shtëpi me një gol duke treguar se edhe përballë skuadrave si turqit ka probleme.
Heroi i ekipit të Venger është Sancez që shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 45. Ndërsa në pjesën e dytë pas largimit me karton të kuq të Mathieu Debuchy, Arsenali luajti për shumë minuta me një lojtar më pak duke i vështirësuar daljen në sulm dhe mbrojtjen nga sulmet e turqve që për shumë minuta luajtën si të barabartë. Por deri në fund Arsenali arriti që të mbante të pandryshuar rezultatin duke vazhduar më tej, ndërsa Beshiktashi largohet. Bayer Leverkusen ka fituar edhe ndeshjen e dytë përballë Kopenhagen duke kaluar në fazën e grupeve. Gjermanët me shumë lehtësi u shënuan 4 gola danezëve, të cilët i mundën edhe në ndeshjen e parë. Në rezultatin total 4-2, Malmo kalon Salzburgun duke vazhduan aventurën, teksa ndeshjen e mbrëmshme e fituan 3-0.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?
-
Po
69.4%
-
Jo
24.5%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 1276
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Djathtas 1912’, Alibeaj flet për partinë e re në Report Tv: Nuk jam ushtari i askujt, s’kishte vend për mua në PD e Berishës! ‘Mobilizim ushtarak’ për të na goditur
15 Tetor, 19:57
-
Dosja e aferës Partizani në GJKKO! Berisha e dhëndri Malltezi do përballen me drejtësinë, për herë të parë një ish-kryeministër dërgohet për gjykim! Vijon hetimi pasuror
15 Tetor, 19:11
-
Tiranë/ Aksion policor në sallonet e botoksit, kontrollohet për mallra kontrabandë! Gjendet një sasi e konsiderueshme
15 Tetor, 19:07
-
Gjykata e Lartë i rrëzoi kërkesën për pezullimin e dënimit me 1 vit burg, Salianji reagon nga burgu: Iu nënshtrua urdhrit arbitrar që vjen nga skutat e krimit, i vendosur për betejë
15 Tetor, 18:59
-
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me drejtuesit vendorë, kërkohet rritja e vigjilencës për personat e shpallur në kërkim
15 Tetor, 18:43
-
Itali/ Iu gjet e fshehur brenda bagazhit të makinës 1 kg kokainë, arrestohet 37- vjeçari shqiptar
15 Tetor, 18:29
-
Rrëfimi i ish-gardistit Paro Laçi në Report Tv: Berisha urdhëroi disa herë pengmarrjen e Azem Hajdarit në ’96! Donte ta vriste
15 Tetor, 18:28
-
'33 vite ministër, kryeministër, president', Lapaj ironizon Metën: Si nuk bezdiset?! Jam i habitur, këta nuk i lënë mundësi as fëmijëve të bëjnë karrierë
15 Tetor, 18:23
-
Deklarata e fortë e ish-gardistit Paro Laçi në Report Tv: Berisha urdhëroi vrasjen e ish-kryeministrit Bashkim Fino, nëse do futej në Shkodër do ekzekutohej
15 Tetor, 18:23
-
Sali Berisha ende në politikë, Lapaj: Po të ishte babai im do i thoja tërhiqu! Ç'është kjo qasje?! Nuk do marri gjë me vete në atë botë! Ka një limit
15 Tetor, 18:11
-
'BE, e vetmja zgjedhje e shqiptarëve', deklaratat e Ramës jehonë në mediat gjermane
15 Tetor, 18:02
-
Ceremonia, përkujtohet 80-vjetori i Çlirimit të qytetit të Fierit
15 Tetor, 17:56