Champions League,Chelsea dhuron
spektakël,PSG shënon 5, bie Juve

Champions League,Chelsea dhuron<br />spektakël,PSG shënon 5, bie Juve
Kanë përfunduar ndeshjet e para të grupeve në Champions League, ku nuk ka munguar spektakli nga skuadrat e mëdha.

Chelsea ka mposhtur miqtë e Qarabag, duke u shënuar 6 gola. Skuadra nga Azebajxhan nuk ka arritur të reagonte nën presionin e “Bluve të Londrës”, duke i siguruar një fitore shumë të skuadrës Londineze.

Ndërkohë PSG ka arritur t’i shënonte 5 gola Celtic në fushën e tij, dy prej të cilëve mbajë e Cavanit, dy të blerjeve më të fundit të skuadrës franceze, Neymar dhe Mbappe. PSG-së i ka ardhur në “ndihmë” edhe mbrojtësi Lusting, i cili ka shënuar një autogol në minutën e 83 të ndeshjes.

Benfika ka humbur në fushën e saj përball skuadrës ruse, CSKA Moscow, dhe ka arritur të shënonte vetëm një gol. 90 minutat janë mbyllur me rezultatin 1-2 në favor të rusëve.

Italianët e Juventusit kanë pësuar një humbje prej 3 me 0 përballë Barcelonës, të cilën vitin e kaluar në Champions League e skualifikuan nga kompeticioni. Dy gola janë shënuar nga Messi, në minutën e 45-të dhe në të 54, ndësa Rakitic do të ishte ai që do t’i falte qetësinë skuadrës katalanase duke shënuar golin e tretë në minutën  e 56- të.

Edhe gjermanët e Bayern Muchen kanë arritur një fitore prej 3 golash përball Anderlecht, ndërsa spanjollët e Atletico Madrit përballë Romës kanë arritur të merrnin vetëm një barazim fushën italiane.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool