Inter do të nisë nesër aventurën në ‘Champios League’ dhe përballë do të ketë Slavia-n e Praga-s, kundërshtarin më të lehtë në letër. Për këtë sfidë trajneri Antonio Conte është shprehur:
"Ne fillojmë rrugëtimin tonë në Ligën e Kampionëve pas tre ndeshjeve në kampionat. Do të jetë e rëndësishme të fillojmë me këmbën e mbarë. Do të përballemi me një ekip që bëri shumë mirë vitin e kaluar, duke fituar kampionatin kundër Viktoria Plzen, që së fundmi bëri mirë në Evropë.
Ne do të duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse po flasim për një ekip fizik me një mentalitet për t’u vlerësuar. Do të duhet të kemi respekt dhe vëmendje, ndërsa nga ana tjetër të shfaqim lojën tonë. Nuk do të ketë shumë kohë për të përgatitur këtë ndeshje, por duhet të jemi gati dhe të luftojmë nëse duhet."
Përsa i përket objektivit që zikaltërit kanë në Chanpions League, Conte shprehet: "Le të mos kufizohemi sepse kufiri krijon alibitë. Tani duhet të pedalojmë.”