Champions League hyn sonte në fazën më interesante, pasi në program janë ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8 ku gjithmonë priten surpriza mbreslënëse. Nëse do jetë Interi apo jo, kjo mbetet për t'u parë, por sonte zikaltërit përballen në Anfield kundër Liverpool-it që në Itali fitoi pastër 0-2.
Për anglezët kjo duket një sfidë ku administrimi i 90 minutava bën punë, por sipas trajnerit Kloop ‘skuadra duhet të qëndrojnë inteligjente, pasi Intër nuk ka ardhur me pushime’. Për ‘The Reds’ ka disa lojtarë në dyshime, por si Alacantara ashtu edhe Firminho pritet të jenë në dispozicion.
Ndërkohë në kampin zikaltër mungesa më e madhe vijon të jetë Barrela, i dënuar nga UEFA, ndërsa trajneri Inzaghi është shprehur se ‘do jetë një ndeshje shumë e vështirë, kundër më të mëdhenjve në Europë, por Inter nuk ka se çfarë humb’.
Historia e së shkuarës flet në favor të Liverpool, por nuk janë të pakët zikaltërit që ëndërrojnë të pamundurën. Sakaq po sonte Bayern kërkon të mbyllë llogaritë me Salzburg, pasi ndeshja e parë në Austri përfundoi me shifrat 1-1. Parashikimet thonë se për gjermanët do jetë e lehtë, por duhet kujtuar se nga ky sezon fuqi e golit në fushë kundërshtare nuk është më i vlefshëm.