Champions League/ Fitojnë pretendentët kryesorë, Bayern 'dush të ftohtë' Totenhamit

Champions League/ Fitojnë pretendentët kryesorë, Bayern 'dush të ftohtë' Totenhamit

Lojtarë e Bayern Mynih në ndeshjen përballë Totenham

Kompeticioni më i madh për klube në Evropë, Champions League ka vijuaa me ndeshjet e dyta në grupe të cilat nuk kanë sjellë surpriza përsa i përket ekipeve të mëdha.

Në kryesfidën e kësaj jave, Bayern Mynih mposhti me rezultatin tenistik 7-2 Totenhamin në fushën e këtyre të fundit. Në fillim londinezët shënuan me Heung Min- Son por më pas revanshi bavarez do ishte i papërmbajtshëm. Katër herë rresht shënoi ekipi i Niko Kovac me Joshua Kimmich 15’, Lewandowski 45 dhe Gnabry 53’ dhe 55’ ndërsa për të ngushtuar diferencat mendoi Harry Kane nga pika e bardhë e penalltisë. Por nuk ngeli me kaq. Robert Lewandowski shënoi përsëri ndërsa Gnabry kompletoi pokerin e tij personal në minutat 83’ dhe 88’.

Në ndeshjen tjetër të grupit B, skuadrat ballkanase të Crvena Zvezdas dhe Olympiacos u përballën në Beograd. Grekët shënuan të parët me portugezin Semedo por në pjesën e dytë fill pas daljes me të kuq të Yassine Benzia, serbët përmbysën gjithçka. Milos Vuliç në të 63’, Milunoviç 87' dhe Boakye 90' shënuan për ta nxjerrë Crvena Zvezdan fituese në këtë ndeshje.

Në grupin A, PSG ka marrë një fitore minimale në Turqi përballë vendasve të Galatasaray. Mauro Icardi ka shënuar golin e parë të tij me fanellën pariziene për t’i dhënë fitoren skuadrës së Tuchel dhe kreun e grupit.

Në grupin C Dinamo Zagreb ka vënë në vështirësi Manchester Cityn e Guardiolas në Etihad Stadium, por në fund vendasit fituan falë golave të Raheem Sterling dhe Foden.

Fitore komode kanë marrë Juventus dhe Atletico në grupin B. Respektivisht, bardhezinjtë kanë mposhtur 3-0 Bayer Leverkusen ndërsa Atletico mori një fitore të lehtë në transfertën e Moskës përballë Lokomotivës.

Higuain, Bernadresci dhe Cristiano Ronaldo shënuan për Juventusin në Torino kurse për ekipin e Simeone talenti Joao Felix dhe Thomas menduan për fitoren.

Pas dy ndeshjesh, në grupin A Paris Saint Germain e sheh veten vetëm në kre pas gafës së Realit përballë Club Brugge. Në grupin B, Juve dhe Atletico nuk ndahen nga njëra- tjetra duke ndarë bashkë kreun me 4 pikë, dhe zbritur në vendin e tretë Lokomotivën e Moskës me 3 pikë, kurse Bayer Leverkusen ende pa pikë në fund. Manchester City merr kreun i vetëm në grupin C me 6 pikë të plota duke lënë pas Dinamo Zagreb i cili po bën një performancë të shkëlqyer dhe Shakhtar Donetsk i cili mori tre pikët e para pas fitores në fund 1-2 ndaj Atalantas në San Siro.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja