Champions League/ Heroi i Lampard vjen nga stoli, Chelsea mposht Ajaxin

Champions League/ Heroi i Lampard vjen nga stoli, Chelsea mposht Ajaxin

Lojtari i Chelsea-s, Michy Batshuay

Chelsea fiton në Holandë ndaj Ajax dhe merr vendin e parë në grupin H. Holandezët vinin nga një seri e gjatë pa humbje pasi në ndeshje zyrtare, herën e fundit që kishin humbur një një ndeshje zyrtare ishte gjysëmfinalja e 8 majit kur u eleminuan në frymën e fundit nga një tjetër ekip londinez, Totenham Hotspurs. 

Ndeshja u vendos nga një gol i Michy Batshuay, sulmuesi i cili për trajnerin Frank Lampard këtë sezon është alternativë e tretë në sulm por që kësaj here u aktivizua 20 minuta dhe në minutën e 86' shënoi golin e fitores. Madje dhe asisti u dha nga një lojtar i cili erdhi prej stolit, Christian Pulisic. Në pjesën e parë VAR i anuloi një gol Ajax-it pasi autori i tij Quincy Promes ndodhej në pozicion jashtë loje, më saktë vetëm krahu i tij i majtë ishte. Belgu Batshuay vetëm një minutë pasi u aktivizua pati dy raste. Tek i pari u ndal nga portier ndërsa tek i dyti 11 metra ballë për ballë me portierin goditi jashtë. Në të tretën edhe pse goditi traversën topi përfundoi në rrjetë. 

Me këtë fitore londinezët marrin kreun e grupit me 6 pikë, po aq asa Ajax por që i presin holandezët pas dy javësh në Stamford Bridge, aty ku miqtë nuk do të kenë mbështetjen e tifozëve për shkak të dënimin nga UEFA me një ndeshje. 

Në ndeshjen e tjetër e luajtur në 18:55, Leipzig mposhti Zenit St. Petersburg. Rusët kaluan të parët në avantazh me një supergol të Rakitsky. Por gjermanët përmbysën gjithçka në pjesën e dytë, me Konrad Laimer i cili finalizoi një anksion fantastik dhe Marcel Sabitzer i cili shënoi një gol 'të pamundur' duke e çuar topin në trekëndësh. Dy supergolat i japin fitoren e dytë Leipzig në tre ndeshje. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë