Interi e nis me barazim aventurën në Champions, ish-lojtari i Skënderbeut ndëshkon zikaltërit

Interi e nis me barazim aventurën në Champions, ish-lojtari i Skënderbeut ndëshkon zikaltërit

Peter Olayinka

ITALI- Interi e nis me barazim aventurën e tij në Champions League dhe shkak është bërë një lojtar ‘’produkt’’ i Superligës shqiptare.

Peter Olayinka, ish- lojtari i Skënderbeut pati fatin të shënojë në San Siros dhe t’i japë një barazim cekëve të Slavia Pragës. Në minutën e 63’ nigeriani nuk e pati të vështirë të shënojë përballë Handanoviç i cili kishte pritur një goditje më parë dhe ishte në tokë kur Olayinka vendosi ta çojë topin në rrjetë për të heshtur San Siron. Shpresa e trajnerit Conte erdhi nga stoli. 

Tekniku italian vendosi ta ulë ne stol Nicolo Barellan por talentit iu deshen vetëm 20 minuta në fushë për t'i kthyer zikaltërit ne lojë. Romelu Lukaku kishte shansin të rrëmbente fitoren në limitet e kohës por portieri Ondrej Kolar bëri një pritje fantastike. Interi u kujtua vonë per të marrë fitoren dhe ndeshja përfundoi në 1-1. 

Por heroi i çekëve, Peter Olayinka e ka filluar nga Shqipëria karrierën e tij. Bylisi i Ballshit, i njohur si një koloni e lojtarëve afrikanë në Shqipëri. Më pas nigeriani i talentuar do të kalonte tre vite shumë të mira te ekipi i Skënderbeut, duke fituar kampionatin shqiptar, kualifikim ne Europa League dhe me pas trampolinë drejt Belgjikës tek Gent. Me këtë rezultat, Inter konsiderohet të ketë hedhur një hap fals pasi e presin katër përballje në grupin F. Dy përballje ndaj Barcelonës, dy ndaj Borussia Dortmund dhe një sfidë në Pragë përballë Slavias e cila nga sot mund të quhet një ekip i lehtë vetëm në letër. 

Prej 2018 Olayinka luan me Slavia Praga ku konsiderohet si një bomber. Ndërkohë në ndeshjen tjetër të luajtur në orën 18:55 po ashtu Lyon dhe Zenit Petersburg u ndanë në një barazim 1-1. Rusët kaluan në avantazh në pjesën e parë me Sardar Azmoun por në pjesën e dytë Memphis Depay barazoi nga pika e bardhë e penalltisë. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 18/09/2019 14:56

    Interi duhej të ishte ne kategorine e dyte

    Përgjigju
  • Qafiri: 17/09/2019 21:41

    Zikaltrit nuk kan jet ne evrope

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave