Interi fitoi 0-2 me Benficën në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League zhvilluar në "Estadio da Luz" në Portugali. Takimi i parë foli për zikaltërit, me ndeshjen që u vendos në pjesën e dytë. Ka qenë Barella që në minutën e 51 kaloi në epërsi djemtë e Inzaghit, pas asistit të Bastonit.
Në minutën e 82 të ndeshjes, Lukaku nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, teksa vulosi ndeshjen në Lisbonë. Tanimë zikaltërit presin me qetësi ndeshjen e kthimit në Milano, teksa kanë bërë gjysmën e punës dhe janë me një këmbë në fazën gjysmëfinale të kompeticionit. Pas 12 vitesh, Interi ia del të marrë një fitore në këtë fazë të Champions League.
-
AMALA..PAZZA INTER AMALA
Përgjigju








Komente
Komento