Champions League/ Interi 'lidh dragonjtë' e Portos, zikaltërit në çerekfinale! Man. City 'tërmet 7 ballësh', Haaland shënon 5 gola dhe hyn në histori (VIDEO)

Champions League zhvilloi këtë të martë dy ndeshjet e kthimit në fazën e 1/8. Me fillim në 21:00, Porto dhe Inter barazuan 0-0, me zikaltërit që kalojnë më tej në fazën çerekfinale falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë. Skuadra e Inzaghit mbrojti mirë rezultatin, duke siguruar një sukses në madh në arenën evropiane. Për t'u përmendur te Porto dalja me të kuqe e Pepe në fundin e ndeshjes. Te Inter Kristjan Asllani qëndroi në stol gjatë gjithë kohës. Në ndeshjen tjetër, Manchester City fitoi 7-0 me RB Leipzig, me Haaland që shënoi pesë gola.

Në "Etihad Stadium", Manchester City fitoi 7-0 me RB Leipzig në fazën e 1/8 në Champions League, duke marrë një biletë për në çerekfinale. Erling Haaland shkëlqeu me pesë gola, teksa vetëm ai dhe Messi kanë shënuar në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve. Haaland shënoi në minutat 22, 24, 45+2, 53 dhe 57. Veç tij, te City shënuan edhe Gundogan dhe De Bruyne në pjesën e dytë. Tanimë në moshën 22-vjeçare, Haaland ka shënuar 33 gola në Champions League, duke lënë pas emra si Eto'o, Griezmann, Kaka dhe Rooney (31).

Champions League - faza 1/8

Porto 0-0 Inter (0-1)

Manchester City 7-0 RB Leipzig (8-1)

* në kllapa rezultati i përgjithshëm

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:05
VIDEO/ Haaland është një 'përbindësh', Manchester City i shënon 7 gola Leipzigut

Në "Etihad Stadium", Manchester City fitoi 7-0 me RB Leipzig në fazën e 1/8 në Champions League, duke marrë një biletë për në çerekfinale. Erling Haaland shkëlqeu me pesë gola, teksa vetëm ai dhe Messi kanë shënuar në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve. Haaland shënoi në minutat 22, 24, 45+2, 53 dhe 57. Veç tij, te City shënuan edhe Gundogan dhe De Bruyne në pjesën e dytë. Tanimë në moshën 22-vjeçare, Haaland ka shënuar 33 gola në Champions League, duke lënë pas emra si Eto'o, Griezmann, Kaka dhe Rooney (31).

S.DH/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Rritje graduale temperaturash dhe diell, parashikimi i motit për sot

Rritje graduale temperaturash dhe diell, parashikimi i motit për sot