Champions League, Interi rikthehet me fitore, Barcelona mund pastër PSV-në
Skuadra italiane e Interit është kthyer në Champions me fitore. Në takimin tjetër të grupit B, Barcelona fitoi 4-0 ndaj skuadrës së PSV Eindhoven, me 3 gola të Lionel Messit dhe një të Dembeles.
Skuadra italiane e Interit është kthyer në Champions me fitore. Italianët kanë fituar me rezultatin 2-1 ndaj skuadrës së Tottenham në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve në Champions League.
Zikaltërit ishin duke humbur 0-1 me një gol të Eriksen në minutën e 53-të të takimit, por Icardi dhe Vecino përmbysën gjithçka me dy gola në minutat e fundit të ndeshjes.
Në takimin tjetër të grupit B, Barcelona fitoi 4-0 ndaj skuadrës së PSV Eindhoven, me 3 gola të Lionel Messit dhe një të Dembeles.
Me këtë tre golësh, argjentinasi ka shënuar për të 14-in sezon radhazi në Champions League, duke barazuar kapitenin legjendar të Real Madrid, Raul.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:25
Inter mund Tottenham, Perisiç: Fitore shumë e rëndësishme, ne dhamë gjithçka
Inter u kthye në Champions League me një fitore 2-1 ndaj skuadrës së Tottenham.
Futbollsti zikaltër, Ivan Perisiç në një intervistë për mediat italiane është shprehur se arsyeja e fitores ishte se ai dhe shokët e tij të skuadrës dhanë gjithçka për të.
Ishte një fitore shumë e rëndësishme. Ne e dimë që lista e ndeshjeve është e gjatë dhe e vështirë por në bëmë mirë në këtë ndeshje, duke luftuar deri në fund dhe treguar karakter. Ne dhamë gjithçka dhe në fund u shpërblyem me fitore. Ishte ndeshja e parë në Champions League dhe për shumë nga ne nuk është e lehtë. Ne kemi marrë 3 pikë në një grup të vështirë, por tani duhet të shohim në ndeshjet e radhës.