Nesër starton faza e grupeve në kompeticionin Champions League me një ndeshje mjaft të fortë. Reali i Madridit do të presë në "Santiago Bernabeu" ekipin e Manchester City-ut në ndeshjen e parë në grup. Një ditë përpara sfidës kanë filluar edhe komentet e para nga të dy skuadrat respektive, fillimisht ka qenë trajneri i City-t që ka hedhur "dorashkën" duke deklaruar se nuk do të mjaftohemi me një barazim në Madrid. "Jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e sfidës, por do të kërojmë që të mos dalim vetëm me një pikë. Dua tre pikë në Spanjë" ka pohuar Mancini.
Sakaq, Murinjo në krahun tjetër nuk ndodhen në momentin më të mirë vështirë, humbja e fundit me Seviljen ka shkaktuar tërmet në kampin e bardhë. Por Murinjo nuk trembet aspak duke u shprehur se ekipi nuk pajtohet me asnjë rezultat tjetër përvec fitores. " Tre pikët janë detyrim për Realin, Manchetster City mund pretendojë gjithcka, përvec historisë së Realit" përfundon Murinjo.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com