Uefa Champions League po zhvillon dy ndeshjet e radhës për çerekfinalet e para ndërkohë që janë mbyllur pjesët e para. Në Angli dhe Spanjë po luhen duele të zjarrta, ndërsa pa frikë mund të themi se në Stamford Bridge zhvillohet finalja e parakohshme mes Chelsea dhe Real Madrid.

1 me 2 është mbyllur pjesqa e parë në Londër ndërsa në Spanjë Villareal po bën surprizën teksa fiton 1 me 0 kundër Bayern Munich. Bavarezët janë skuadra kryesore që shihen si finalistë, teksa sfidojnë surprizën spanjolle që eliminoi në gjysmëfinale skuadrën e Juventus.