Champions League ka mbyllur këtë të mërkurë tetë ndeshjet e fazës së 1/8-ave për aktin e kthimit. Një biletë për në fazën çerekfinale kanë marrë edhe Barcelona, Bayern Munich, Liverpool dhe Atletico Madridi.
Pas përballjeve të sotme janë kompletuar edhe katër çiftet që do luajnë më 7 ose 8 prill ndeshjet e para çerekfinale. Sporting Lisbonë vs Arsenal, PSG vs Liverpool, Real Madrid vs Bayern Munich dhe Barcelona vs Atletico Madrid do jenë përballjet e fazës së radhës, teksa bie në sy derbi spanjoll apo ‘Klasikja’ Real Madrid - Bayern Munich.
Në përballjet e sotme Barcelona fitoi 7-2 kundër Newcastle, Bayern Munich mposhti 4-1 Atalantën, Liverpooli përmbysi 4-0 Galatasarayn, ndërsa Tottenham fitoi 3-2 ndaj Atletico Madrid, me spanjollët që kalojnë më tej falë fitores 5-2 të ndeshjes së parë.
Champions League, faza e 1/8-ave, ndeshjet e kthimit:
E mërkurë, 18 mars 2026
18:45
Barcelona 7-2 Newcastle (1-1)
21:00
Bayern Munich 4-1 Atalanta (6-1)
Liverpool 4-0 Galatasaray (0-1)
Tottenham 3-2 Atletico Madrid (2-5)
E martë, 17 mars 2026
18:45
Sporting Lisbone 5-0 Bodo/Glimt, pas 120 minutave lojë (0-3)
21:00
Arsenal 2-0 Bayer Leverkusen (1-1)
Chelsea 0-3 PSG (2-5)
Manchester City 1-2 Real Madrid (0-3)
Shënim: Në kllapa () rezultatet e ndeshjeve të para
Champions League, ndeshjet çerekfinale:
7 ose 8 prill 2026
Sporting Lisbonë vs Arsenal
PSG vs Liverpool
Real Madrid vs Bayern Munich
Barcelona vs Atletico Madrid
Komente



