Champions League/ 'Muri i Verdhë' tërbon drejtuesit e futbollit në Evropë: UEFA MAFIA

Champions League/ 'Muri i Verdhë' tërbon drejtuesit e futbollit në Evropë: UEFA MAFIA

Koreografia e tifozëve të Dortmund

Borussia Dortmund shkaktoi ‘tërmet’ në fushë dhe tribuna. Verdhezinjtë fituan 7-1 kundër Celtic në Champions League, ndërsa vëmendje mori edhe koreografia e tifozëve vendas në zonën e quajtur ‘Muri i Verdhë’.

Tifozët e klubit gjerman kishin shpalosur në tribunën e tyre një pankartë të madhe me shkrimin “UEFA MAFIA”. Poshtë kishte një mbishkrim më të vogël ku shkruhej: “Juve nuk iu intereson sporti, iu intereson vetëm paraja”, dhe sipër tij ishte adresa e internetit “www.nein-zur-cl-reform.de”.

Nëse e hapni, do të gjeni ‘Deklaratën e Përbashkët për reformën e garave të UEFA-s’, për të cilën kanë rënë dakord 20 grupe tifozësh të klubeve evropiane.

“Për kë tjetër është ky futboll? Një reformë gjithëpërfshirëse e garave të UEFA-s do të hyjë në fuqi për sezonin 2024/2025, e ndjekur nga një rritje e ndjeshme e numrit të ndeshjeve.

Përveç ngarkesës më të madhe për lojtarët dhe tifozët, kjo do të shoqërohet veçanërisht me një rritje të të ardhurave, gjë që do të forcojë strukturat ekzistuese në futbollin evropian të klubeve dhe do të përkeqësojë disbalancën brenda ligave kombëtare. 

U bëjmë thirrje përgjegjësve që të zhvillojnë zgjidhje të qëndrueshme për futbollin pan-evropian për të siguruar gara të ndershme dhe emocionuese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”, thuhet në këtë adresë. 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!