Sot fillon faza e grupeve në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, Champions Leage. 32 ekipe të ndara në 8 grupe janë në garë për të fituar trofeun më të rëndësishëm në Europë. Sonte në orën 20:45 do të zbresin në fushë 16 ekipet e para në katër grupe. Ndeshjet më të forta të ditës së parë janë Real Madrid - Manchetser City në grupin D dhe Milan - Andërlet në grupin C. Grupi D është cilësuar edhe si grupi i ferrit, pasi në luftë për dy bileta për të kaluar në fazën tjetër janë katër ekipe që janë shpallur kampione në ligat respektive si Reali i Madridit, Manchester City, Borusia e Dortmundit dhe Ajaksi. Aktualisht në grupin D vetëm spanjollët e drejtuar nga Murinjo nuk po kalojnë një moment të mirë, teska londinezët e City-t kërkojnë të përfitojnë nga problemet për të marrë tre pikët e para. Trajneri Roberto Mancini në prag të ndeshjes ka deklaruar se nuk kënaqet me një pikë në Spanjë. Ndërsa Murinjo në kampin madrilen është i detyruar të fitojë me cdo kusht. Kriza e ekipeve të mëdha ka prekur edhe Milanin që nuk po arrinë të shfaqet duke prekur fundin e renditjes në Serinë A. Ai që rrezikohet më shumë nga situata kririke është trajneri Alegri, që duhet të fitojë përballë Anderletit si rrugën e vetme për të vazhduar në bankinën kuqezi, në të kundërt mund të shkarkohet. Ndeshjet e tjera që do të luhet sonte janë.
Milan - Anderlecht
Dortmund - Ajax
D. Zagreb - FC Porto
Malaga - Zenit Petersburg
Montpellier - Arsenal
Olympiakos Piraeus - Schalke
Paris SG - Dinamo Kiev
Real Madrid - Manchester City
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Milan - Anderlecht
Dortmund - Ajax
D. Zagreb - FC Porto
Malaga - Zenit Petersburg
Montpellier - Arsenal
Olympiakos Piraeus - Schalke
Paris SG - Dinamo Kiev
Real Madrid - Manchester City
(d.b/shqiptarja.com)









