Champions League në Azi,
eliminohet Berisha, qëndron Sukaj

Champions League në Azi,<br />eliminohet Berisha, qëndron Sukaj
Kampioni australian Brisbane Roar, për të cilën skuadër luan Besart Berisha, është eliminuar nga Liga e Kampionëve e Azisë. Kjo pasi ekipi nga Australia, nuk ka mundur të marrë më shumë sesa një barazim përballë Beijing Guoan 1:1 në kuadër të Grupit F.

Golin për Brisbane Roar e ka realizuar pikërisht sulmuesi kosovar në minutën e 15-të, dhe me këtë rrjetë Berisha arriti në kuotën e 23 golave sa i ka shënuar gjithsej në këtë edicion me ekipin australian, i cili nuk e shënoi asnjë fitore në gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve të kontinentit aziatik.

Në dallim prej Berishës, sulmuesi tjetër shqiptar Xhevahir Sukaj me skuadrën e tij Sepahan janë kualifikuar nga faza e grupeve, madje si lider i grupit përkatës. Për këtë merita të mëdha ka edhe Sukaj. Ai e ka shënuar golin e parë për kampionin iranian në minutën e 19-të në fitoren prej 2:1 përballë Al Ahli.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Shtohen provat se ‘Shteti Islamik’ synon të shfrytëzojë kufirin SHBA-Meksikë

Shtohen provat se ‘Shteti Islamik’ synon të shfrytëzojë kufirin SHBA-Meksikë