Champions League, Arsenali në fije
të perit, sfidon Bayernin në Angli

Champions League, Arsenali në fije<br />të perit, sfidon Bayernin në Angli
Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve për eliminatoret e Euro 2016 sonte rikthehet Champions League me ndeshjet e treta në grupe për këtë edicion. Sfida që spikat më shumë do të zhvillohet në Londër mes anglezëve të Arsenalit dhe Bayernit të Mynihut.

Ndeshja është mjaft delikate për ekipin e Arsenalit, pasi pas 2 ndeshjeve të para kanë 2 humbje duke mbetur në fundin e renditjes dhe nëse sonte do të pësonin një tjetër rezultat negativ atëherë do të zbehnin shanset për kalimin e grupit.

Ndërsa Bayernin është në kulmin e spektaklit dhe nuk rrezikon asgjë nëse humbet, pasi vendin e parë vështirë se do ta lëshojë, por mbetet për t’u parë nëse do të angazhohet maksimalisht në Angli. Trajneri Guardiola shprehet se “20 vjet në një klub është e pamundur.

Venger nuk është vetëm një trajner, ai është drejtor sportiv. Ai e ndryshoi klubin, Venger është më shumë se trajner në këtë klub”tha ai. Më pas spanjolli u ndal te ndeshja e sotme përballë “topçinjve” duke i vlerësuar maksimalisht.

“Nëse ekipin im do të ishte në pozicionin e tyre do të linin shpirtin në fushë, por për ne nuk është ndeshje decizive. Arsenal është një ekip shumë i mirë dhe besoi se janë shumë të motivuar. Ne duhet të jemi në më të mirën tonë, nëse duam të marrim rezultat pozitiv ndaj tyre.

Dy ndeshje pa fitore nuk është aspak mirë. Sidoqoftë, edhe pse me zero pikë ata janë skuadër e shkëlqyer me lojtar shumë të mirë. Nëse nuk e kontrollojmë lojën tonë, mund të kemi probleme”. Ndërsa francezi deklaroi se do të zbresin në fushë për fitore përballë një Bayernin që në vitet e fundit i ka hapur punë dhe sonte mund t’i shkaktojë një dramë nëse e mund.

Ndeshja tjetër e grupit F është mes Dinamos së Zagrebit dhe Olimpiakosit, Arsenali lutet për një barazim, pasi të dyja janë me 3 pikë. “Është një ndeshje të cilën ne duam ta fitojmë. Ne kemi besim se jemi rrugës së duhur edhe pse kemi përmirësuar çdo ditë e më shumë.

Nuk e kemi pritur që të pësojmë dy humbje në dy ndeshjet e para në Champions, po tani duhet të reagojmë. Ndaj Bayernit duam vetëm fitore. Kemi mposhtur më parë një Bayern superfuqi, pse mos ta bëjmë edhe tani”tha ai.

Ndër ndeshjet e tjera që spikasin sonte janë edhe Bate-Barcelona dhe Leverkusen-Roma në grupin E. Chelsea udhëton në Ukrainë për të luajtur përballë Dinamos së Kievit, ndërsa Porto pret Maccabin. Grupi i fundit që zhvillon ndeshjet sonte është H, me  Valencian përballë Gentit dhe Lionin që udhëton në Rusi ku e pret Zeniti. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë