Champions League/ Ndodh pas 13 vitesh, portieri i Lazios shënon gol në minutën e 94: Kam studiuar Immobilen

Champions League/ Ndodh pas 13 vitesh, portieri i Lazios shënon gol në minutën e 94: Kam studiuar Immobilen

Goli i Ivan Provedel

Lazio dhe Atletico Madrid barazuan dje 1-1 në raundin e parë të Champions League për grupin E, duke ndarë nga një pikë në 'Olimpico'. Goli i barazimit për vendasit e Sarrit erdhi në minutën e 90+4 të ndeshjes, i shënuar nga Provedel.

Deri këtu gjithçka duket në rregull, teksa kujtojmë se Provedel është portieri i skuadrës. Ai la portën për t'i ardhur në ndihmë të tijve, teksa lëvizja pas krosimit të Luis Albertos është e një sulmuesi race.

"Një natë që do ta kujtoj për gjithë jetën. Kam studiuar Immobile për goditjet me kokë", ka komentuar portieri bardhekaltër. Ai ishte heroi i ndeshjes, teksa ende nuk i besohet se debutoi në Champions League.

Një ëndërr e përmbushur në mënyrën më të paharrueshme të mundshme, me atë gol në “frymën e fundit”. Aftësitë e tij si sulmues vijnë nga larg (ai luajti një vit si sulmues te Pordenone në ekipin e të rinjve).

Portieri i kishte treguar këto aftësi në Ascoli-Juve Stabia (2019-2020), në rrethana shumë të ngjashme: goditje me kokë për të barazuar në fund rezultatin 2-2. Ivan Provedel bëhet portieri i parë pas 13 vitesh që shënon një gol në Champions League. Për herë të fundit diçka të tillë e kishte bërë gardiani i Happoel Tel Aviv, Vincent Eneyama.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Financial Times ka lejuar ChatGPT të përdorë artikujt e tij të trajnimit

Financial Times ka lejuar ChatGPT të përdorë artikujt e tij të trajnimit