Champions League ndryshon mënyrën e shortit, me metodën aktuale do duheshin 4 orë

Champions League ndryshon mënyrën e shortit, me metodën aktuale do duheshin 4 orë

Foto ilustruese

Formati i ri i Champions League që nis nga sezoni i ardhshëm do të ndryshojë formulën në zhvillimin e këtij turneu. Shorti i fazës në grupe, por edhe vijimësia e tij në fazën me eliminim direkt drejt finales së madhe, nuk do të jetë si më përpara.

Me formatin e ri dhe shtimin e ekipeve, UEFA ka mendur t'ia besojë teknologjisë shortin e sezonit të ri.

Metoda aktuale do të zëvendësohet nga një e ashtuquajtur hibride. Simulimet e shortit të UEFA-s kanë treguar se një short manual për formatin e ri do të zgjaste nga tre deri në katër orë dhe do të kërkonte 900 gogla.

Në vend të kësaj do të përdoret një metodë e re, klubet do të tërhiqen manualisht dhe më pas kompjuteri do të marrë përsipër dhe do të zgjedhë tetë kundërshtarët e tyre.

Shorti i ri hibrid pritet të zgjasë rreth 35 minuta, njëjtë me kohëzgjatje si shorti aktual për formatin ekzistues. Një kompani angleze IT po krijon softwarin që do të kryejë pjesën digjitale të shortit. Do të ketë gjithashtu dy sisteme software rezervë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tajvani thotë se Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Tajvani thotë se Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj