Mbrëmja e kësaj të mërkure zbret në fushë 18 skuadra për nëntë ndeshjet e dyta të raundit të gjashtë të fazës së ligës në Champions League. Duke nisur nga ora 18:45 luhen Qarabag - Ajax dhe Villarreal - FC Copenhagen.
Me fillim nga ora 21:00 marrin jetë shtatë duele të tjera që mund të jenë deçizive për secilin ekip në garën për të kapur të paktën vendin e 24-t që të dërgon në play-off.
Në 'Bernabeu' luhet një finale e parakohshme, pasi Real Madridi pret Manchester Cityn. Zërat nga Spanja flasin për një krisje mes trajnerit Xabi Alonso dhe klubit pas humbjes së 'Galaktikëve' 0-2 në shtëpi nga Celta Vigo. Përballja kundër Manchester Cityt të Pep Guardiolës mund të jetë vendimtare për fatet e Alonsos, teksa nga Spanja tregojnë edhe kandidatët e mundshëm për t'i zënë vendin.
Me 12 pikë pas pesë takimeve, Real Madrid pozicionohet në vendin e gjashtë të Champions League, ndërsa Man. City me 10 pikë mban pozitën e 12-të. Xabi mbetet në dyshim për Mbappe, pasi ky i fundit ka një dëmtim në gju. Të sigurta te 'Galaktikët' janë mungesat e Alaba, Alexander-Arnold, Camavinga, Carvajal, Eder Militao, Huijsen dhe Mendy. Pra, Xabi është në alarm sa i takon prapavijës.
Nga ana tjetër, Pep Guardiola do duhet të bëjë pa Kovacic, Phillips, Rodri dhe Stones.
Në Belgjikë, vendasit e Club Brugge presin kryesuesit e Arsenalit. PSG luan kundër Bilbaos në Spanjë, ndërsa Benfica e Jose Mourinhos pret Napolin. Në Torino, Juventusi e ka detyrim fitoren kundër Pafos, me qipriotët që kanë treguar se janë ekipi i surprizave në fund. Duel verdhezi në Gjermani, pasi në 'Iduna Park' përballen Dortmund - Bodo/Glimt.
Champions League, raundi 6-të:
E mërkurë, 10 dhjetor 2025
18:45
Qarabag - Ajax
Villarreal - FC Copenhagen
21:00
Athletic Bilbao - PSG
Benfica - Napoli
Club Brugge - Arsenal
Dortmund - Bodo/Glimt
Juventus - Pafos
Real Madrid - Manchester City
Renditja:
Komente







