Mbrëmja e kësaj të mërkure zbret në fushë 18 skuadra për nëntë ndeshjet e dyta të raundit të gjashtë të fazës së ligës në Champions League. Duke nisur nga ora 18:45 luhen Qarabag - Ajax dhe Villarreal - FC Copenhagen.
Me fillim nga ora 21:00 marrin jetë shtatë duele të tjera që mund të jenë deçizive për secilin ekip në garën për të kapur të paktën vendin e 24-t që të dërgon në play-off.
Në 'Bernabeu' luhet një finale e parakohshme, pasi Real Madridi pret Manchester Cityn. Zërat nga Spanja flasin për një krisje mes trajnerit Xabi Alonso dhe klubit pas humbjes së 'Galaktikëve' 0-2 në shtëpi nga Celta Vigo. Përballja kundër Manchester Cityt të Pep Guardiolës mund të jetë vendimtare për fatet e Alonsos, teksa nga Spanja tregojnë edhe kandidatët e mundshëm për t'i zënë vendin.
Me 12 pikë pas pesë takimeve, Real Madrid pozicionohet në vendin e gjashtë të Champions League, ndërsa Man. City me 10 pikë mban pozitën e 12-të. Xabi mbetet në dyshim për Mbappe, pasi ky i fundit ka një dëmtim në gju. Të sigurta te 'Galaktikët' janë mungesat e Alaba, Alexander-Arnold, Camavinga, Carvajal, Eder Militao, Huijsen dhe Mendy. Pra, Xabi është në alarm sa i takon prapavijës.
Nga ana tjetër, Pep Guardiola do duhet të bëjë pa Kovacic, Phillips, Rodri dhe Stones.
Në Belgjikë, vendasit e Club Brugge presin kryesuesit e Arsenalit. PSG luan kundër Bilbaos në Spanjë, ndërsa Benfica e Jose Mourinhos pret Napolin. Në Torino, Juventusi e ka detyrim fitoren kundër Pafos, me qipriotët që kanë treguar se janë ekipi i surprizave në fund. Duel verdhezi në Gjermani, pasi në 'Iduna Park' përballen Dortmund - Bodo/Glimt.
Champions League, raundi 6-të:
E mërkurë, 10 dhjetor 2025
18:45
Qarabag - Ajax
Villarreal - FC Copenhagen
21:00
Athletic Bilbao - PSG
Benfica - Napoli
Club Brugge - Arsenal
Dortmund - Bodo/Glimt
Juventus - Pafos
Real Madrid - Manchester City
Renditja:
Formacionet e mundshme, Juve - Pafos
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka konfirmuar se Edon Zhegrova do të luajë titullar në ndeshjen e mbrëmjes së sotme (21:00) kundër Pafos në Champions League.
Ylli i Kosovës ka pasur paraqitje premtuese në minutat që ka luajtur deri tani, por kjo do të jetë hera e parë që ai do të nisë një ndeshje nga minuta e parë me fanellën bardhezi. Zhegrova ka zhvilluar vetëm tetë ndeshje deri tani për Juventusin, me më pak se 100 minuta në fushë dhe ende pa gola apo asist.
“Zhegrova do të luajë nga minuta e parë kundër Pafos. Ai është duke u stërvitur mirë”, tha shkurt Luciano Spalletti në konferencën për shtyp.
Komente









