Komisioni i Ligjeve kaloi për votim në seancë plenare 6 kandidatë për Avokat Populli, të gjithë të mbështetur nga opozita.  Në nisjes të seancës, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi lexoi edhe kërkesën e opozitës për të mos përfshirë në rendin e ditës votimin e Avokatit të Popullit, me përsëritjen se janë tërhequr nga firmat për të gjithë kandidatët.

Gjatë diskutimeve që ngjalli kjo pikë, opozita kërkoi që të mbledhin sërish firmat nga e para, në një hapësirë të shkurtër pushimi të seancës, dhe për të mbështetur me firma vetëm 2 kandidatura që PD tha se propozon, Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjonin.  Deputetët e PD pretenduan se firmat e mbledhura ishin për të mbështetur kandidatët që shprehën dëshirë të kandidojnë, por firmat e dhënë sipas Oer Bylykbashit, nuk tregojnë se ata kandidatë janë propozim i opozitës.

Nga mazhoranca, Blendi Klosi tha se ka qenë vendim politik i PS-së për të mos mbështetur asnjë kandidatë për avokat të popullit, pasi kjo I është lënë vetëm opozitës. Ai ngriti pyetjen se cfarë kërkon PD, kur kandidatët në fakt erdhën si propozim i opozitës.

Fjalën e mori dhe kreun i grupit të PS Taulant Balla, i cili kërkoi nga opozita argumentin ku mbështesin kërkesën për heqjen nga rendi i ditës votimin për Avokatin e Popullit. Një përplasje mes tij dhe Flamur Nokës, i cili iu drejtua Ballës me termin ‘injorant’, solli dhe ndërprerjen e seancës plenare për 10 minuta.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:43
I tha Taulant Ballës ‘injorant’, Flamur Noka ‘krenar’ për fjalorin e tij: Do vazhdoj t'ia them, nuk është fyerje

1765448482_noka.jpg

Deputeti i PD, Flamur Noka nuk tërhiqet nga termi ‘injorant’ me të cilin iu drejtua Taulant Ballës. Ai tha se Balla është injorant në fushën e ligjeve dhe se kjo nuk përbën një fyerje.

“Është shumë e rëndë që kuvendi drejtohet me sms dhe jo me rregullore. Unë nuk kam fyer askëend he atë vërejtje tërhiqe kryetar. Përdora termin injorant që në fjalorin shqip dmth një njëri qe nuk ka dijeni për një cështje të caktuar. Zotëria është injorant në fushën e ligjit dhe do vijoj ta them se nuk është fyerje. Atë që thashë unë pa mikrofon e dëgjuat, dhe ju nu kdëgjuat që ai u tha deptuetëve të opozitës zagarë”, tha Noka.

Ora 11:10
Balla nxjerr listën me firmat e deputetëve të PD që kanë mbështetur Endrit Shabanin, ironi me Nokën: I ka bindur Salianji

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se sot në Kuvend do të votohet kandidati për postin e Avokatit të Popullit pavarësisht kundërshtisë së opozitës, të cilët kanë kërkuar rihapje të procesit. Balla ka treguar dhe listën e firmave të opozitës të hedhura për kandidatin Endrit Shabani. Balla ironizoi Falmur Nokën me një deklaratë të bërë nga ai në një emision, teksa nëpërmjet një mesazhi tha se ka qenë Ervin Salianji ai që u ka mbushur mendjen deputetëve të firmosnin për Endrit Shabanin.

Balla gjithashtu iu përgjigj dhe Flamur Nokës, i cili më parë iu drejtua me termin ‘injorant’ duke i kujtuar gafën e 28 nëntorit.

Taulant Balla: Në seancën e sotme ne miraotjmë buxhetin bashkë me paketën fiskale, kjo është cështja më e rëndëisshme sepse dalim përpara popullit me nje buxhet më të madhin në histori dhe me plotë të mira që na kanë dhënë nderin ti përfaqësojmë në kuvend si shumicë.

Edhe ju sot keni senacën të rëndëishem por serioziteti juaj për kauzat që lini rrugës është dhe kjo tallje. Kemi diskutuar se sot ka një debat të rëndësishëm për raportin e OSBE-ODIHr. Do ishte në dnertin tuaj të ndaleshim dhe të gjeni një kohë për këtë debat që ta ndjekin qytetartë. Po ku talleni me të gjitha kauzat që nisni. (tregon firmat) ne jemi këta? Nënkryetari i partisë është këtu, anëtarët e kryesië që kanë firmosur. Të të fyejë ky i vetmi Flamur kur nuk di kur është ngritur flamuri, është fundi i botës.

Këta tha i ka bindur Ervin Salianji. Edhe hallin e brendhshëm të partisë tuaj na e solëlt këtu. Jemi 1250 ditë në shkelje të ligjit si kuvend. Ju kurrë nuk e keni gjetur konsesusin mes vetes. Sot do të votojmë Avokatin e Popullit me kandidaturat që keni sjellë ju.

Ora 10:52
Balla: Po folët për lepuj, duhet të flisni dhe për zagarët! Flamur Noka i thotë ‘injorant’! Ndërpritet seanca

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka përdorur në drejtim të kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla termin “injorant”, gjatë kohës që Balla kishte marrë fjalën në sallë.

Balla kërkoi menjëherë ndërprerje të seancës plenare deri në momentin që Noka të nxirrej jashtë nga salla. Kryetari i Kuvendit vendosi 10 minuta pushim deri në qetësim të situatës.

Balla: Ka ardhur një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës. Jemi në shkelje të rregullores se nu kemi dëgjuar  argumenin përse kanë kërkuar heqjen nga rendi i ditës. Asnjëri prej folsëve nuk ka sqaruar përse kjo cështje duhet të iki nga rendi i ditës. Dëgjova batuta, tallje , njëri fliste për lepuj, por po folët për lepuj duhet të flisni dhe për zagarët. Po i hytë këtij diskutimi bujrum se do t’iu lexoj unë listën. Të gjithë e dini se Besim Ndregjoni nuk zgjidhet dot në atë post se nuk e le ligji se ka mbushur 70 vjec. (Noka i thotë injorant)

Balla kërkon ndërprerjen e seancës.

Përplasja nisi pasi Berisha dhe të tjerë të PD-së cilësuan Endrit Shabanin si lepur të Surrelit, për të cilin kërkuan që të përjashtohet nga lista e kandidatëve për Avokat Populli. Në vijim të kësaj, Balla iu drejtua demokratëve duke u thënë se ‘kur të flisni për lepuj, duhet të flisni dhe për zagarë’. Në këto momente ka ndërhyrë Noka, i cili kundrejt Ballës, përdori termin ‘injorant’.

Ora 10:42
Shehaj akuza qeverisë: Keni vendosur të vidhni Avokatin e Popullit, ndërkombëtarët kanë frikë se mos vidhni dhe kreun e SPAK! Pse nuk ka ardhur Rama?

Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi qeverisë se po tentojnë të “vjedhin” nga opozita kandidatin për Avokatin e Popullit. Shehaj u bën thirrje demokratëve për të pranuar vijimësinë e përzgjedhjes pavarësisht tërheqjes së firmave.

Ndër të tjera Shehaj thotë se në KLP ku po përzgjidhet kreu i ri i SPAK, salla është mbushur plot me ambasadorë e ndërkombëtarë, pasi kanë frikë se ai proces mund të intimidohet nga qeveria. Ndër të tjera, Shehaj ka kërkuar sqarim për mosprezencën e kryeministrit Rama në sallë lidhur me interpelancën e kërkuar me të.

Agron Shehaj: Pavarësisht qëndrimeve qesharake, është e qartë që Avokati i Popullit i takon opozitës. Është e qartë qe keni vendosur ta rrëmbeni dhe kjo nuk është cudi. Tani që nëse flasim, në një sallë tjetër po vendoset kreu i ri i SPAK dhe aty janë mbledhur të gjithë ambasadorët, nuk ka vend për gazetarët sepe kanë frikë se ju rrëmbeni dhe kreun e ri të SPAK. Iamgjinoni cfarë poshtërimi po ju bëjnë ambasdorët. Ftojmë kolegët opozitaër ta pranojmë se nuk kem icfarë të bëjmë, e kanë vendousr ta rrëmbejnë.

Kam kërkuar interpelancë, ju kemi pyetur nëse do të jetë apo jo kryeministri dhe nuk më keni dhënë përgjigje. Nëse nuk është kryeministri kërkon që interpelanca të shtyhet. Praktika juaj për tiu shamngur ballafaqimit është në kundërshtim me rregulloren. Cfarë kuptimi ka të delegojë një mnistre?

Ora 10:31
PD kërkon heqjen nga rendi i ditës zgjedhjen e Avokatit të Popullit: Hiqni Endri Shabanin nga lista! Berisha-mazhorancës: Po përmbysni vendimin tuaj

PD ka kërkuar heqjen nga rendi i ditës votimin për përzgjedhjen e kandidatit për postin e Avokatit të Popullit. Kjo kërkesë arysetohet me paraqitjen e shkresës për tërheqjen e firmave që opozita ka dhënë për 6 kandidatët. Tërheqja e firmave është bërë një ditë pasi u shpallën kandidaturat. Ata kërkojnë heqjen nga lista të emrit të Endrit Shabanit, i cili ka plotësuar nurmin e firmave të nevojshme të marra nga opozita, ndërsa shprehen se të vetmit kandidatë të opozitës janë Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni.

Berisha në foltore tha se PD respektoi vendimin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i cili tha se një deptuet ka të drejtën për të firmosur vetëm për një kandidat. Tërheqja e firmave kundërshtohet nga PS me argumentin se është ka kaluar afati.

Sali Berisha: E keqja banale e kombit jeni ju. E keqja e kohës jeni. Ju ky parlament ka një Komision Ligjesh, këtë komision e kryeson një ish-ministër i juaj. Në garën e AP, një ditë ky mbledh komisionin dhe vendos në mënyrë të diskutueshme, që për kandidatët për AP do ketë deputeti të drejtë vetëm për 1 firmë. Ky është një vendim i një komisioni që ligji dhe kushtetuta e ngarkon për shqyrtimin dhe organizimin e procedurës së emërimit. Ai është kryetar komisioni. Tjetër punë se e keqa banale e shtron në hic. Ne zbatuam vendimin e Komisionit të Ligjeve. Në përputhje me këtë vendim ne bëmë shkresën për tërheqjen e të gjitha firmave. Për disa, deputeti mund të japë vetëm një firmë, për të tjerë mund të vendosë shumë. Por vendimi i Komisionit ishte i qartë. Dhe tani ju, meqenëse duhet patjetër Shabani ose opozita që duam, kishte marrë firma dhe tani përmbysni vendimin e Komisionit të Ligjeve, vendimin tuaj. Në respekt të Komisionit të Ligjeve tërhoqëm votat. E vazhdoni se e dini që lepuri i Surrelit nuk merr dot asnjë firmë.