Champions League/ Parisi i fortë për Realin, Juves i ikën fitorja në shtesë

Champions League/ Parisi i fortë për Realin, Juves i ikën fitorja në shtesë

Goli i Di Marias përballë Real Madrid

Java e parë e Champions League ka vijuar me dy sfida të cilat mund të konsiderohen finale të parakohshme ku Parisi mposhti Realin 2-0 në Francë ndërsa Atletico barazoi në minutat e fundit Juventusin.

Në Parc de Princes, Paris Saint Germain nuk e diskutoi fitoren përballë Real Madrid. Vendasit vinin pa tre sulmuesit kryesore, Cavani dhe Mbappe të dëmtuar si dhe Neymar i pezulluar.

Por një ‘’ish’’ zgjidh sfidën. Argjentinasi Angel Di Maria i cili kaloi 5 vite në Madrid shënoi dy herë në portën e Keylor Curtois në pjesën e pare madje duke mos kursyer as fesimin. 31- vjeçari bëhet lojtari i dytë në histori të Champions League që i shënon si ndaj Real Madrid dhe Barcelonës. U mendua në minutën e 35’ se Bale ngushtoi diferencat por goli tij u anulua me VAR. Ndërsa në fund Meunier për golin e tretë. 

Ndërkohë Juventus mund të kishte arritur një fitore të madhe në Madrid përballë Atletico nëse nuk do të konsolidonte avantazhin 0-2. Të katër golat u shënuan në pjesën e dytë dhe Cuadrado zhbllokoi ndeshjen me një supergol. Më pas Matuidi dyfishoi pas një kundërsulmi të rrezikshëm nga krahu i majtë. Deri në minutën e 70' Atletico e kishte ndeshjen të humbur, por Saviç dhe më pas Herrera në të 90' barazuan torinezët. 

Në ndeshjet e tjera Bayern Munich mori një fitore 3-0 përballë serbëve të Crvena Zvezda. Koman në pjesë e parë dhe Leëandoëski në pjesën e dytë i mjaftuan ekipit të Niko Kovaç të marrë tre pikët e para.

Manchester City mori një fitore të lehtë me Shakhtar Donetsk në Ukrainë me rezultatin 0-3. Rezultat surprizë në Kroaci, ku vendasit e Dinamo Zagreb shpartalluan 4-0 Atalantën. Bayer Leverkusen u mposht në Gjermani përballë Lokomotivës së Moskës me rezultatin 1-2.

Me këto rezultate Paris Saint- Germain merr vendin e parë në grupin A me tre pikë të plota. Ndjekin Club Brugge dhe Galatasaray me nga një pikë pasi barazuan 0-0 ndërsa Reali provizorisht në fund.

Në grupin B, Bayern Munich fillon marshimin i vetëm në krye të grupit B me qëllim pikët e plota. Ndjekin me nga një pikë Totenham dhe Olympiacos pas barazimit 2-2 në Pire. Në grupin C surpriza Dinamo Zagreb ka luksin të shijojë vendin e parë bashkë me Manchester Cityn por për shkak të golavarazhit kreu i përket kroatëve.

Ndërsa në grupin D Lokomotiva e Moskës mer vendin e parë provizorisht, Atletico dhe Juventus në vendin e dytë dhe të tretë me nga një pikë si dhe Bayer Leverkusen pa pikë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg