Kaloi në avantazh të dyfishtë, por Olympiaco-s merr pikë ndaj Tottenham. 'Paqe' mes Club Brugge dhe Galatasaray

Kaloi në avantazh të dyfishtë, por Olympiaco-s merr pikë ndaj Tottenham. 'Paqe' mes Club Brugge dhe Galatasaray

Tottenham, skuadra  gjysmëfinaliste e sezonit të kaluar në Champions League, e ka nisur me barazimin sezonin e ri. Në Greqi, ‘spursat’ janë ndalur me shifrat 2-2 nga Olympiacos pavaresisht se fillimisht kaluan në avantazh të dyfishtë.

Në Karaiskaqis ishte Harry Kane ai që zhbllokoi shifrat në minutën e 36 pasi ekzekutoi saktë një penallti. Më pas për të dyfishuar mendoi braziliani Lucas. U mendus se do të ishte një trepikësh i thjeshtë, por në limitet e pjesës së parë Tottenham ngushtoi diferencat, ndërsa me fillimin e fraksionit të dytë të lojës Valbuena barazoi gjithçka në 2-2. Edhe pse pati më shumë se gjysmë ore lojë deri në fund shifrat mbetën të pandryshuara. Olympiakos dhe Tottenham bëjnë pjesë në grupin B së bashku me Bayern Mynchen dhe Crvena Zvezda-n.

Ndërkohë në Belgjikë Club Brugge ka barazuar 0-0 me gola përballë Galatasaray-t. Në këtë 920 minutësh rastet për të dy ekipet nuk munguan, por herë për shkak të pasaktësisë së sulmuesve dhe herë për meritë të portierëve portat mbetën të paprekura.  

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë