Kristiano Ronaldo e cilëson si të kalueshëm ekipin e Gallatasarayt në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve që do të zhvillohet nesërmbrëma. "Në Madrid të gjithë e kanë mendjen te trofeu i dhjetë i Ligës së Kampioneve, kështu që përballja me ekipin e Gallatasarayt nuk duhet që të diskutohet.
Ata kanë një ekip të fortë me elementë cilësorë si Shnajder dhe Drogba. Megjithatë duke u nisur nga ndeshjet e fundit në Barcelonë dhe Manchester që treguam se jemi superiorë në fushë, nuk duhet që ta dikutojmë shumë kundërshtarin e radhës" deklaron Roanldo.
Ndërsa Shnajder përpos komplimentave për Murinjon deklaron se do ta mundë. Holandezi shprehet se do të jetë një ndeshje e vështirë, por edhe e vecantë, pasi përballë është ish-ekipi i tij dhe ish-trajneri që e ngjiti në majën më të lartë të futbollit evropian. “Mendoj se do të jetë një sfidë shumë e fortë dhe interesante, Reali është shumë lart, por edhe Gallatasarayn nuk qëndrron pas.
Nëse na neglizhojnë do të pendohen. Në aspektin e vecantisë së sfidës dua të theksoj fatin që kam shumë miq në Spanjë te Reali, por mbi të gjitha Murinjon, i cili është si babai i dytë për mua” përfundon Shnajder.
Në radhët e ekipit turk është edhe një nga futbollistët e momentit si Ilmaz që ka shënuar rregullisht në ndeshjet e fundit. Ndërsa Murinjo ka konfirmuar edhe njëherë që Casillas do të mungojë këtë ndeshje duke mos u grumbulluar.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com