Champions League/ Shkëndija e Tetovës fiton sfidën e parë kundër Sheriff Tiraspol (VIDEO)

Champions League/ Shkëndija e Tetovës fiton sfidën e parë kundër Sheriff Tiraspol (VIDEO)

Sulmuesi Besar Ibraimi duke festuar golin e fitores

Sulmuesi Besart Ibraimi i ka dhuruar një fitore minimale por mjaft të rëndësishme Shkëndijës së Tetovës ndaj Sheriffit në ndeshjen e parë të rundit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve të martën.

Kampionia e Maqedonisë, Shkëndija e priti në “Nacionalna Arena Filip II”, në Shkup, rivalët nga Moldavia, dhe i mundi me golin e vetëm të shënuar nga shqiptari i Maqedonisë, Besart Ibraimi.

Ibraimi shënoi nga goditja e dënimit në minutën e 24-të, i cili doli të ishte goli i vetëm në këtë takim dhe i fitores për skuadrën nga Tetova. Shkëndija do të luajë në udhëtim te Sheriffi javën e ardhshëm në kuadër të ndeshjes së kthimit dhe do t’i duhet ta ruajë rezultatin pozitiv nga takimi i parë për t’u kualifikuar në rundin e tretë kualifikues të Champions. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave