Skënderbeu do të ndeshet në turin e dytë para eliminator të Champions League me Ferencváros. Ky është verdikti i shortit të hedhur sot në Nion të Zvicrës për Champions League. Skënderbeu do të nisë këtë edicion (nëse nuk përjashtohet nga CAS) nga turi i dytë eliminator.
 
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Korçë, në datë 12/13 Korrik ndërsa ndeshja e kthimit në 19 dhe 20 Korrik.
 
 Pjesëmarrja e ekipit të Skënderbeut mbetet në vartësi të vendimit të gjykatës së arbitrazhit sportiv (CAS) ku kampionët e Shqipërisë kanë apeluar vendimin për pezullim që u dha nga UEFA. 



d.b/shqiptarja.com