Champions League/ Sonte Atletico-Inter, Simeone betohet për hakmarrje! Inter vuan ndaj spanjollëve, kualifikimin e kërkon edhe Dortmund

Champions League/ Sonte Atletico-Inter, Simeone betohet për hakmarrje! Inter vuan ndaj spanjollëve, kualifikimin e kërkon edhe Dortmund

Inter-Atletico në Milano

Në Wanda Metropolitano do të luhet sonte një nga ndeshjet më delikate të fazës së 1/8 të Champions League. Inter që po marshon drejt titullit në Seria A, ka udhëtuar në Madrid për t’u përballur për ndeshjen e kthimit kundër Atleticos, që është zotuar të përmbysë fitoren 1-0 të zikaltërve në Milano.

Për këtë ka në dispozicion edhe Griezman, i cili vjen pas një dëmtimi, ndërsa vijojnë të mungojnë Lemar dhe Azpilicueta. Para ndeshjes trajneri i spanjollëve Cholo Simeone ka deklaruar se ‘ka besim që Atletico do hakmerret’ pavarësisht se sipas tij luajnë ndaj një kundërshtari që është ndër më të mirët në Europë.

Te Interi mungojnë Carlos Augusto dhe sulmuesi Arnautovic, i cili shënoi golin e fitore në Milano, por Inzaghi ka rikuperuar Thuram, Calhanoglu dhe Acerbin. Megjithatë Interi vuan gjithmonë ndaj skuadrave spanjolle dhe fakt është që në 10 ndeshjet e fundit në transfertë nuk ka fituar asnjë. Megjithatë zikaltërit në 8 raste që kanë fituar ndeshjet e para kanë arritur të kualifikohen në 7 raste. Nëse Interi ia del do jetë skuadra e vetme italiane në 8 më të mirat e Europës.

Njëjtë si Atletico-Inter në 21:00, në të njëjtën orën do luhet në Gjermani Dortmund-PSV. Verdhezinjtë shihen si favoritë, por edhe në përballjen e parë në Holandë hasën jo pak vështirësi. Sonte duhet një ndeshje pa gabime për të prerë biletën e çerekfinales.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës