Champions League/ Sonte Inter-Dortmund para 70 mijës spektatorëve, skuadrat vijnë me disa mungesa

Champions League/ Sonte Inter-Dortmund para 70 mijës spektatorëve, skuadrat vijnë me disa mungesa

Pas të martës e mërkura rezervon 8 ndeshje të tjera magjikë në Champions League të vlefshme për raundin e tretë në grupe. Më me shumë interes pritet sfida e Grupit F mes Interit dhe Borusia Dortmund, rezultati i të cilës përcakton shumë fatet e dy skuadrave. Zikaltërit pas dy ndeshjeve të para kanë vetëm një pikë dhe ndaj gjermanëve synohet vetëm fitorja. Një humbje i nxjerr praktikisht jashtë kompeticionit, por para sfidës trajneri Conte ka deklaruar:

“Dortmund është një ekip më I fortë se sezonin e kaluar, duhet të jemi të kujdesshëm që mos t’ju lejojmë shumë hapësira, sepse kanë lojtarë të shpejtë në sulm. Ne na duhet të mos bëjmë gabimet e Sassuolo-s dhe të përpiqemi të bëjmë maksimumin.”

Për këtë sfidë Interi nuk do të ketë në dispozicion Stefano Sensi-n dhe Alexis Sanchez, ndërsa te Dortmund mungon kapiteni Reus, Paco Alcaser dhe Schmelzer. Ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo mes Slavia Praga-s dhe Barcelonës, e cila do tre pikër me golavarazh për t’u konfirmuar në krye.

Në Grupin E Liverpool i vendit të tretë luan në transfertë ndaj Genk dhe në këtë 90 minutësh kampionët e Europës nuk synojnë asgjë tjetër veçse tre pikëve. Ndërkohë Napoli kryesues pas barazimit me belgët sonte mat forcat në transfertë ndaj austriakëve të Salzburg.

Me shumë interes janë edhe ndeshjet e Grupit H, aty ku Ajax-i kryesues pret Chelsea-n që sonte ka një sërë mungesash, si Barkey, Chrustensen, Cante, Loftus Cheek dhe Rudiger. Takimi tjetër i këtij grupi luhet në Francë mes Lille dhe Valencia.

Sfida e tjera të mbrëmjes së sotme do të jenë mes Zenitit-Leipzing dhe Benfica-Lyon, të vlefshme për Grupin G.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë