Këtë të martë luhen nëntë ndeshjet e para të Champions League, të vlefshme për raundin e gjashtë të fazës së ligës. Gjithçka nis në një orar të pazakontë në Astana, pasi në orën 16:30 (20:30 me orën lokale) merr jetë Kairat Almaty - Olympiacos. Dueli do zhvillohet në kryeqytetin e Kazakistanit, teksa temperatura do jetë -20 gradë celcius. Paçka kushteve ekstreme dhe borës UEFA ka lejuar që kjo sfidë të zhvillohet.
Në orën 18:45 në Gjermani, Bayern Munich pret portugezët e Sporting Lisbone. Në orën 21:00 luhen shtatë duele.
Interi pret në Milano skuadrën e Liverpool, me anglezët që kanë shumë probleme këtë sezon dhe kanë përjashtuar për këtë duel sulmuesin Momo Salah pasi ky i fundit u shpreh publikisht me kritika të ashpra për trajnerin Arne Slot. Veç tij, për anglezët nuk janë të gatshëm edhe Chambers, Frimpong, Leoni, Scanlon apo Chiesa. Te Interi trajneri Cristian Chivu do duhet të bëjë pa të dëmtuarit Dumfries, Darmian, Di Gennaro apo Palacios.
Duel interesant edhe në Bergamo, aty ku Atalanta e Berat Gjimshitit luan kundër Chelsea. Bakker dhe Sulemana mungojnë për italianët, ndërsa Enzo Maresca nuk ka të gatshëm Colwill, Lavia, Delap dhe Palmer.
Në "Camp Noun" e ri për herë të parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve, Barcelona pret gjermanët e Eintracht Frankfurt. Araujo, Gavi dhe Olmo janë mungesa të sigurta për vendasit.
Pas pesë ndeshjeve të para të fazës së ligës në Champions League, Arsenali me 15 pikë mban kreun, ndjekur nga katër skuadra me nga 12 pikë; PSG, Bayern Munich, Inter dhe Real Madrid.
Champions League, raundi i 6-të i fazës së ligës:
E martë, 09 dhjetor 2025
16:30
Kairat Almaty - Olympiacos
18:45
Bayern Munich - Sporting Lisbone
21:00
Atalanta - Chelsea
Barcelona - Eintracht Frankfurt
Inter - Liverpool
Monaco - Galatasaray
PSV - Atletico Madrid
Royale Union SG - Marseille
Tottenham - Slavia e Pragës
Renditja:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 13:11
Qeveria rikthen Bordin për naftën, a besoni se do mbahen çmimet nën kontroll?
-
Po
32.4%
-
Jo
61.4%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2979
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Igli Tare kërkon një mesfushor për Milanin, kontakton me yllin e Bayern Munich! Rafa Leao del në shitje
19 Mars, 14:45
-
Në garë tetë ekipe, OPTA zbulon se cili është favoriti për të fituar Champions League
19 Mars, 14:11
-
Champions League/ Mësohen katër ndeshjet çerekfinale, datat dhe oraret e sfidave
19 Mars, 10:28
-
Champions League/ Mbyllet faza e 1/8-ave, mësohen katër ndeshjet çerekfinale! Më tej Barça, Bayern, Liverpool dhe Atl. Madrid
18 Mars, 22:54
-
Kapiteni Lautaro Martinez befason Interin: Ëndërroj që herët a vonë të kthehem te Racing në vendlindje
18 Mars, 14:33
-
Champions League/ Sot mësohen ndeshjet çerekfinale, Barcelona ka detyrë të vështirë në 'Camp Nou'! Liverpooli kërkon përmbysjen, Bayern e Atl. Madridi epërsi golash
18 Mars, 12:29
-
Champions League/ S’ka mrekulli në Angli, eliminohen Man. City dhe Chelsea! Në çerekfinale kalojnë Real Madridi, Arsenali, PSG e Sportingu i Lisbonës
17 Mars, 22:52
-
Champions League/ Rikthehet Mbappe, Man. City kërkon sot përmbysjen kundër Real Madridit! Arsenali luan në shtëpi, PSG me 'një këmbë' në çerekfinale
17 Mars, 08:42
-
Pagoi në të zezë 'yjet' e futbollit, e pëson Chelsea! Gjobitet me shifrën më të madhe në historinë e Premier League
16 Mars, 16:41
-
Joan Laporta rizgjidhet president i FC Barcelonës: Na presin vite emocionuese
16 Mars, 13:56
-
Bayern Munich humbet katër portierët para ndeshjes së Champions League, një amerikan 16-vjeçar pritet titullar kundër Atalantës
16 Mars, 12:15
-
GOLAT/ Tottenhami 12 ndeshje radhazi pa fitore në Premier League, ndal 1-1 Liverpoolin në 'Anfield'
16 Mars, 10:17