Sot rikthehet Champions League me ndeshjet e dyta në grupet E,F,G dhe H. Një duel që spikat mbi të gjithë është ai që do luhet në Francë mes PSG-së dhe Barcelonës ku francezët duhet të bëjnë pa sulmuesin Ibrahimoviç. Ndeshja tjetër e grupit F është ajo mes Apoel dhe Ajax.
 
Spektakël premton edhe ndeshja Manchester City-Roma me anglezët që u bën punë vetëm fitorja ndërsa Bayerni luan në Rusi ndaj CSKA-së Moskës.
 
Në grupin G Mourinho do kërkojë fitoren e parë në tokën e tij pasi përballet në Lisbonë me Sportingun vendas ndërsa gjermanët e Schalkes presin Maribor.
 
Ndërkaq grupi H rezervon dy ndeshjet Bate Borisov-Atletik Bilbao dhe Shakhtar Donetsk-Porto.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)