Champions League/ Sot në fushë kampionët e Real ndaj Ajax, luhet edhe Tottenham-Dortmund

Champions League/ Sot në fushë kampionët e Real ndaj Ajax, luhet edhe Tottenham-Dortmund

Stervitja e fundit e Realit te Madridit para ndeshjes

Sonte duke nisur nga ora 21:00 luhen dy ndeshje të tjera të fazës së 1/8 të Champions League. Ajax pret në Amstrerdam kampionët e Europës në fuqi Real Madrid ndërsa në Londër do luhet dueli mes Tottenham dhe B. Dortmund.

Los Blancos vijnë në një moment shumë të mirë dhe janë favoritet të për fituar sonte. Kapiteni Sergio Ramos ka një mbrëmje të veçantë pasi luan ndeshjen numër 600 me fanellën e Realit. Në dyshim është mbrojtësi francez Varane ndërsa pjesën tjetër të formacionit trajneri Santiago Solari duket se e ka vendosur ku titullar do jetë sërish braziliani Vinicius Junior. Nga ana tjetër Ajax nuk po kalon një moment të mirë pasi në ndeshjet e fundit ka pësuar shumë gola dhe mbrojtja duket pika e dobët.

Në “Wembley” zhvillohet ndeshja Tottenham-Dortmund dy skuadra që prodhojnë pak a shumë një futboll të njëjtë. Si anglezët ashtu edhe gjermanët pritet të kenë mungesa. Harry Kane dhe Dele Ali nuk janë të gatshëm për trajnerin argjentinas Pochetino tek londinezët ndërsa në dyshim për Dortmundin janë katër futbollistë mes tyre edhe kapiteni Marko Reus.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen