Fazat paraeliminatore të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube, Champions League, kanë mbërritur në ndeshjet e fundit të play off-it. Në raundin e katër-rt që do të zhvillohet sot dhe nesër do të zbresin në fushë 20 ekipe, nga të cilat do të kualifikohen vetëm 10 në fazën e grupeve. Sonte në mbrëmje në orën 20:45 do të zhvillohen pesë ndeshje, të cilat janë: Anderlecht – Apoel Limassol
Shmona - BATE Borisov, Maribor - Dinamo Zagreb, Panathinaikos - Malaga dhe Udinese – Braga. Ndeshja më e fortë është Udinese – Braga, 90 minutëshi i parë përfundoi me rezultatin 1-1 në Portugali. Të dy ekipet do të luftojnë deri në fund për t’u kualifikuar.Pesë ekipet që do të kualifikohen në natën e parë do të vazhdojnë në fazën e grupeve, shorti do të hidhet më 31 gusht. Këtë edicion finalja e madhe e Champions League është vendour që të zhvillohet në Wembly. E ndërsa vendi që zhvillohet finalja ndryshon cdo edicion, pretendentët mbetet po të njëjtët me Realin e Madrdit, Barcelonën, Manchester United dhe Bayer Mynih.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com