Champions, Manchester City përmbys Realin, Lyon mund Juventusin (VIDEO-Golat)

Manchester City përmbys Real Madrid dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt çerekfinaleve të Champions League. Isco Alarcon kaloi madrilenët në avantazh kur kishte kaluar një orë lojë pas një aksioni të bukur por më pas ekipi i Zidane pati një moment errësire që anglezët e shfrytëzuan. Në 5 minuta erdhi përmbysja e madhe e djemve të Pep Guardiolës. Fillimisht Gabriel Jesus barazoi shifrat në minutën e 78-të dhe më pas ishte kapiteni De Bruyne që kthen në gol një penallti të fituar nga Sterling. City “çmonton’ Realin por kualifikimi do vendoset në ishull.

Tekniku i Los Blancos,  Zidane beson tek përmbyssja në Angli:” U shpërqëndruam vetëm në dhjetë minuta por do të shkojmë të Manchester të kualifikohemi atje” e mbyll francezi.
Guardiola i gëzohet triumfit në “Bernabeu” por nuk i zë besë Realit:” E studiova Realin për dhjetë ditë me radhë por asgjë nuk ka mbaruar. Nëse ka një ekip që mund ta përmbysë këtë sfidë ai është Reali” nënvizon Guardiola.

Olimpiku i Lionit surprizon Juventusin në ndeshjen e parë të fazës së 1/8. Vendasit triumfuan në Francë 1-0 ndaj kampionëve të Italisë falë golit të shënuar nga Tousart kur kishte kaluar gjysmë ore lojë. Bardhezinjtë janë të detyruar ta përmbysin në Torino. I pakënaqur është shfaqur trajneri Sarri:” Topin e lëvizëm shumë ngadalë, disa ide të miat skuadra ende nuk i ka kuptuar.Në Itali mund të na kishin dhënë dy penallti por në Europë është tjetër gjë” e mbyll trajneri i Juventusit./Nga Andi Kapxhiu

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim