Reali i Madridit fiton përballë PSG në stadiumin “Santiago Bernabeu” me rezultatin 1-0 me një gol nga Nacho Fernandez duke marrë kryesimin e grupit A me 10 pikë në 4 ndeshje duke siguruar kualifikimin.
Sfida në Spanjë ishte e mbushur me shumë raste nga të dy ekipet, por në fund prodhoi vetëm një gol. Në ndeshjen tjetër të grupit Shakhtar Donetsk shpartalloi 4-0 ekipin e Malmosë.
Në grupin B Manchester United merr kryesimin e grupit pas mundi CSKA në Angli 1-0. PSV Eindhoven ngjitet në vendin e dytë në grup pasi fitoi ndaj Volfsburgut në Holandë. Astana ka surprizuar në grupin C, teksa ndali në një barazim pa gola ekipin e Atletikos së Madridit që detyrohet të lëshojë kreun për Benfikën që fitoi ndaj turqve të Gallatasarait.
Në grupin D, Juventusi detyrohet që të lëshojë kreun e renditjes, pasi barazoi 1-1 me Borussia Moenchengladbach në Gjermani.
Sfida ishte mjaft e tensionuar, pasi në pjesën e dytë doli me karton të kuq Hernanes për italianët duke e bërë akoma më të vështirë objektivin.
Manchester City e pati më të lehtë sesa pritej në Spanjë, pasi mposhti 1-3 Sevillian duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve pas 4 ndeshjeve, ndërsa Juvja është një pikë më pak.
Megjithatë Juvja nuk rrezikon kualifikimin, pasi Sevilla ndodhet në kuotën e 3 pikëve, 5 më pak, ndërsa gjermanët në vendin e fundit në grup me 2 pikë.
Redaksia Online
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com