Champions, nisin ndeshjet e kthimit të 1/8! Chelsea do përmbysjen kundër Dortmund, trajneri Potter: Ka presion në skuadër

Chelsea-Dortmund është supersfida e mbrëmjes në Champions League, pasi në Londër shpresohet që të përmbyset rezultati i ndeshjes së parë në Gjermani. Në Stamford Bridge, në orën 21:00, gjermanët do të nisen me avantazhin e fitores 1-0, por episodet në ‘Iduna Park’ japin shumë shpresë te Chelsea, pasi të shumtë ishin ata që mendonin se ‘blutë’ nuk e meritonin humbjen.

Një sinjal pozitiv për Chelsea-n është edhe rikthimit te fitoret në fundjavë pas 6 ndeshjesh në kampionat, ndërsa vijojnë të kenë të sigurta mungesat e Mount, Thiago Silva-s, Aubameyang, Brojas dhe Kante. Te gjermanët më së shumti dhemb mungesa e Adeyemi-t, autorit të golit në ndeshjen e parë, ndërsa të padisponueshëm janë gjithashtu talenti Mallen, Moukoko dhe Ryerson.

Në prag të sfidës trajneri i Dortmund-it Edin Terzic ka thënë se ‘pas kësaj ndeshje do me patjetër që klubi të kalojë në çerekfinale, pasi është shumë e rëndësishme për klubin’. Sakaq trajneri i Chelsea-s Graham Potter ka pranuar se ka presion të madh në klub, por ka shtuar se është shumë optimist për të kaluar më tej në Champions League.

Sakaq po në orën 21:00, Benfica do të presë për ndeshjen e kthimit Club Brugge, një kundërshtar që në Belgjikë e mposhti 2-0. Për portugezët gjysma e punës është bërë dhe sonte duhet thjeshtë të jenë seriozë në fushë për të shmangur ndonjë surprizë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s