"Champions", paqe mes Dortmund
e Real Madrid, Juve poker në Zagreb 

e Real Madrid, Juve poker në Zagreb ">
Ndeshjet e dyta të grupeve E, F, G, dhe H të Ligës së Kampioneve nuk kanë shënuar ndonjë surprizë. Kryendeshja Borusia e Dormundit – Real Madrid është mbyllur në barazim 2-2 ku nuk mungoi spektakli. Të parët që kaluan në avantazh ishin kampionët në fuqi.

Në minutën e 17-të Kristiano Ronaldo merrr një pasim të saktë me finte nga Bale dhe brenda zonës mposht portierin Burki. Gjermanët do të barazonin në minutën e 43-të me anë të sulmuesit Aubameyang i cili përfiton nga një pasiguri e portierit madrilen Keylor Navas. Pjesa e dytë ishte dhe më e bukur.

Ekipi i Zidan do të kalonte sërish në avantazh me anë të mbrojtësit të qendrës Varane. E ndërsa ndeshja po shkonte drejt fitores së miqve nga Madridi, Schurrle do të kthentë gjithcka në baraspeshë. Në minutën e 88 i ardhuri nga stoli do të ngrinte peshë tifozërinë vendase.

Përsa i përket ndeshjeve të tjera pretendentët kanë bërë detyrën. Juventusi ka shkatarruar Dinamon e Zagrebit me rezultatin 0-4. Për tu vecuar është fitorja e kampionëve të Anglisë, Leicester që mundën ekipin e Portos në “King Power Stadium”.

Rezultatet e grupeve E, F, G, H

rezultatet

Ndeshjet e të mërkurës për grupet A, B, C, D 
rezultatet


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv