Champions, Ramos dhe Reali
kthejnë pas "faqen" e eliminimit

Champions, Ramos dhe Reali<br />kthejnë pas "faqen" e eliminimit
Pavarësisht se mbajti rekordin e 100% fitoreve në shtëpi, falë fitores 2-1 ndaj Bayern në kohën e rregullt në UEFA Champions League, ndaj Bayern München, Sergio Ramos ka pranuar se është "e vështirë" për të kthyer faqen e historisë, pas eliminimit.

Dy gola të Cristiano Ronaldo në 14 minutat e para dhanë përshtypjen e kualifikimit, por më pas Bayern ktheu gjithcka në favor të tij, duke përfshirë dhe penalltitë. Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka deklaruar se po ti jepej shansi për të goditur prapë sot, ai prapë do të merrte përsipër, por do të gabonte për të ekzekutuar penalltinë.

Në një intervistë për një radio andaluziane, Ramos ka thënë se e ka kuptuar se ai nuk është për të tilla momente vendimtare sic ishte ai kur iu dha e drejta për të goditur një penallti. ”Po të godisja edhe sot, mendoj që prapë do gaboja. Ndoshta prapë do goditja topin lart. Kam menduar që jam trim dhe përvoja ime bën diferencën, por jo s’isha i përqendruar dhe pata ndjenjën që do ta humbas edhe pse nuk kam patur ndonjëherë probleme” deklaroi Ramos.

"Dhamë shpirtin në fushë dhe u ndjemë të zhgënjyer që u eliminuam me anë të penalltive. Por jeta ecën përpara dhe ne duhet të përgatitemi për ndeshjen e radhës, të dielën ndaj Sevilla" tha Sergio Ramos. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën

Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën