Champions, Real Madrid 'mace e zezë' për Juventus, fiton dhe Bayern ndaj Seviljes
Real Madrid fitoi në transfertë ndaj Juventus me rezultatin 3:0 duke qenë kështu me një këmbë në gjysmëfinalet e Champions League. Fitore edhe për Bayern Munchen në Spanjë ndaj Seviljes.
Momenti i golit të Cristiano Ronaldos ndaj Juventus
Janë luajtur mbrëmjen e sotme dy ndeshjet e para të fazës çerekfinale të UEFA Champions League ku kanë triumfuar në transfertë Real Madrid dhe Bayern Munchen, përkatësisht ndaj Juventus dhe Seviljes. Madrilenët e patën të lehtë ndaj ish-rivalëve të tyre në finalen e Champions sezonin e kaluar, duke i mposhtur me rezultatin 3:0 ku ra në sy performanca e shkëlqyer e portugezit Cristiano Ronaldo.
Për ta bërë situatën edhe më të pashpresë për “Zonjën e Vjetër” mendoi Dybala, i cili kreu një ndërhyrje të ashpër kundër Carvajal dhe mori kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë ekipin me 10 futbollistë. Për madrilenët u bë gjithçka shumë e thjeshtë dhe ata gjetën rrjetën e tretë në të 72’, pas një aksioni të bukur me anë të Marcelo-s. Këtë herë CR7 dha asistin. Në vazhdim, Reali menaxhoi rezultatin, ndërsa CR7 pati luksin të gabonte përballë Buffon. Për bardhezinjtë rrezikuan, Higuain dhe Chiellini.
Bayern mund Seviljen dhe pret kualifikimin
Bayern Munich zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në “Ramón Sánchez Pizjuán” duke mposhtur me përmbysje 2-1 ekipin e Sevilla. Me këtë rezultat të besuarit e Jupp Heynckes janë me një këmbë në gjysmëfinalen e Champions League, pasi ndeshja e kthimit zhvillohet në Mynih. 45’ minutat e parë u mbyllën në barazim 1-1, me bavarezët që e kontrolluan lojën, por rastet më të pastra i patën andaluzianët.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 32’ me anë të Sarabia. Pas një zbritjeje të shpejtë në sulm, Escudero kroson në zonë nga e majta dhe aty përfiton Sarabia, i cili nuk e ka të vështirë të mposhtë portierin Ulreich. Përveç disavantazhit, Heynckes e shqetëson edhe dëmtimi i Vidal. Mesfushori largohet nga fusha duke i lënë vendin kolumbianit Rodriguez. Pak para fundit miqtë barazuan ndeshjen me anë të Ribery, që i ndihmuar edhe nga Navas e dërgoi topin në rrjetë.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3130
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lewandowski shënon golin e 101-të në Champions dhe 'kap' Messin e Ronaldon: Gjithmonë duam të fitojmë
27 Nëntor, 13:12
-
Humbja tenistike në Champions League, Qazim Laçi: Ç’të them, gjithçka e gabuar
27 Nëntor, 11:58
-
Në krye të Champions League dhe asnjë gol i pësuar, Inzaghi: Jemi për në finale, krenar për Interin
27 Nëntor, 10:43
-
VIDEO/ Askush s'u beson syve, penalltia skandaloze që u dha në Ligën e Kampioneve
27 Nëntor, 09:59
-
I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten
27 Nëntor, 09:28
-
Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë
26 Nëntor, 22:57
-
Juventusi në emergjencë totale, jashtë Vlahovic dhe McKennie! Weah mundësi për majën e sulmit
26 Nëntor, 15:31
-
VIDEO/ Cristiano Ronaldo ‘si vera’, shënon dy gola në Champions League me Al Nassr
26 Nëntor, 12:02
-
Sot Champions League, Milan dhe Barcelona e kanë të lehtë në letër! Inter e City në shtëpi, spikat Bayern Munich - PSG
26 Nëntor, 10:21
-
Mourinho telefonon Ronaldon, e fton të rikthehet në Evropë! Gati klubi i ri
22 Nëntor, 16:08
-
Cristiano Ronaldo paralajmëron një të ftuar special në kanalin e tij në YouTube: Do të thyejë rrjetin
18 Nëntor, 17:38
-
Në Spanjë e bëjnë të sigurt! Cristiano Ronaldo ndryshon skuadër, bashkohet me rivalët e Al Nassr
18 Nëntor, 15:16