“Nuk do të jetë një përballje mes meje dhe Guardiolës, por mes Manchester City dhe Bayern Munich. Ne e kemi nisur shumë mirë këtë edicion, ndaj është shumë e rëndësishme për ne që të ruajmë vazhdimësinë. Në shtëpinë tonë përballë kundërshtarit më të fortë në grup do të na duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe nga të gjithë futbollistët dhe unë jam i sigurt se do të jetë një ndeshje shumë e mirë.
Pres gjithmonë një përgjigje të madhe nga futbollistët e mi” deklaron trajneri i City-t. Sfida e grupit D është tejet e rëndësishme për përcaktimin edhe të liderit të grupit në vazhdim, ndërsa ndeshja tjetër është mes CSKA dhe Plzen. Ndërsa United do të udhëtojë në Ukrainë për tu ndeshur me Shaktarin, Leverkusen pret Sociedadin në grupin A. Në grupin B, Juventusi përballet me Gallatasarain, teksa Reali kërkon të korigjojë gabimin me Atletikon me modestët e København. Në grupin C është Anderlehet që ndeshet me Olimpiakos, ndërsa PSG me Benfikën.
