Champions, sonte Ajax-Tottenham, beteja për finalen dhe historinë

Champions, sonte Ajax-Tottenham, beteja për finalen dhe historinë

Tottenham gjatë stërvitjes

Nga Ajax-Tottenham del rivali i Liverpoolit në finalen e madhe të Champions. Në “Johan Cruyff Arena” luhet një ndeshje për historinë mes dy ekipeve që askush nuk i priste të mbërrinin deri këtu. Holandezët fituesit e freskët të kupës në vendin e tyre  ndeshjen e parë e kanë fituar 1-0 dhe kanë ekipin e plotë për sonte. Në 24 ndeshje në shtëpi këtë sezon Ajax ka humbur vetëm 1 ndërsa trajneri Erik Ten Hag kërkon nga djemtë e tij që të kalojnë çdo limit.Tekniku i Ajax ka deklaruar :” Skuadrat e Premier League kanë një intesitet më të madh në lojë se Real Madrid e Juventus dhe kjo është sfida jonë” e mbyll Ten Hag.

Tottenham beson tek përmbysja dhe në skuadër rikthehet sulmuesi  korean Son. Londinezët janë në kërkim të finales së parë europiane dhe trajneri Pochettino paralajmëron Ajax duke thënë se asgjë nuk ka mbaruar. Pochettino sqaron:” Duhet të japim maksimumin pasi e dimë që na duhet vetëm të fitojmë dhe ky është një stimul më shumë “
Ajax-Tottenham starton në orën 21:00 dhe do arbitrohet nga gjermani Felix Brych. Përgatiti Andi Kapxhiu.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)

Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)