Champions, sonte Reali pret Juven në ‘Bernabeu’, Bayern përballë Sevilla

Champions, sonte Reali pret Juven në ‘Bernabeu’, Bayern përballë Sevilla

Sonte do të mësohen edhe dy skuadrat e tjera gjysmëfinaliste të Champions League. Në “Santiago Bernabeu” Real Madrid pret Juventusin i fortë nga fitorja 3-0 në ndeshjen e parë. Por trajneri Zinedine Zidane kërkon të mbajë një profil të ulët duke thënë:

“Në ndeshjen e parë bëmë mirë por sonte luhet një ndeshje tjetër. Kualifikimi është i hapur ndërsa mua nuk më shkon në mendje të luaj pa Ronaldon”
. Sa i përket formacionit me përjashtim të kapitenit Sergio Ramos të pezulluar trajneri francez i ka të gjithë në dispozicion dhe Ramosin pritet ta zëvendësojë Vallejo.

Juventusi do të kërkojë përmbysjen e madhe, megjithëse e dinë që është shumë e vështirë. Trajneri Allegri i sinqertë pranon në konferencë:” Kemi pak shanse për të kaluar në gjysmëfinale. Objektivi jonë është që të arrijmë rezultat dhe do të luajmë sikur të ishte një ndeshje e vetme” e mbyll Allegri. Dybala do të mungojë i pezulluar por tekniku mund të buzëqeshë pasi i kthehen Benatia e Pjanic nga pezullimi dhe Mandzukic nga dëmtimi.

Bayerni i Mynihut do të kërkojë të kompletojë kualifikimin ndaj Sevillas. Bavarezët e fituan 2-1 ndeshjen e parë dhe sonte duke nisur nga ora 20:45 presin në “Allianz Arena” skuadrën andaluziane. Trajneri i Bayernit Jupp Heynckes në konferencë ka deklaruar: “Sevilla do rrezikojë pas humbjes në ndeshjen e parë ndërsa ne kemi stilin dhe strategjinë tonë të lojës dhe do luajmë si gjithmonë”. Ndërsa trajneri Italian i Sevillas Vincenzo Montella kërcënon bavarezët duke nënvizuar se kualifikimi është ende i hapur. Për kompanitë e basteve Bayerni është super favorit për të arritur gjysmëfinalet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Jorgo Goro mbetet në burg, Apeli i Posaçëm refuzon lirimin

Jorgo Goro mbetet në burg, Apeli i Posaçëm refuzon lirimin