Champions League, Kukësi bëhet 'bunker' kundër Qarabag-ut të Ansi Agollit

Champions League, Kukësi bëhet 'bunker' kundër Qarabag-ut të Ansi Agollit

Momente nga ndeshja Kukësi-Qarabak

Kukësi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola kundër Qarabag-ut të Ansi Agollit në “Loro Boriçi”, dhe tani kualifikimi do të vendoset pas një jave në Baku. Trajneri Cungu mendoi më tepër për mbrojtjen në këtë ndeshje dhe këtë e tregoi duke aktivizuar 5 mbrojtës. Diferencat ishin shumë të vogla mes kundërshtarëve, por loja ishte e mërzitshme me skuadrat që menduan më tepër për mbrojtjen.

Kukësi e nis në sulm dhe në minutën e 6′ i afrohet golit, pas një krosi nga Melo që depërton bukur nga e majta, por Agolli tregohet më i shpejtë se Çyrbja dhe largon topin në këndore. Në këto minuta mungojnë rastet e rrezikshme me miqtë që japin sinjalin e parë pas 22’ minutash me Guerrier. Pas një aksioni të rrezikshëm sulmuesi del i vetëm përballë Frashërit dhe provon të krosojë për një nga shokët e skuadrës, por Qaqi tregohet më i shpejtë dhe largon rrezikun. Miqtë kanë sërish një rast të rrezikshëm, në minutën e 35′ pas një goditjeje dënimi. Ozobic, provon nga një pozicion i prirët, por pa sukses. Pavarësisht rasteve të rrezikshme ky fraksion u mbyll në barazim pa gola.

Edhe në pjesën e dytë ekipet janë shumë të kujdesshme dhe si rrjedhojë mungojnë rastet e rrezikshme. Në minutën e 52’ Alla gabon brenda zonës, por falë ndërhyrjes së Shametit verilindorët shpëtojnë mrekullisht. Çyrbja dhe Plaku janë ata që impenjohen më tepër duke u kthyer në një rrezik kostant për azerët sa herë që kanë topin në zotërim. Qarabag i afrohet golit në minutën e 70’, me anë të Michel. Sulmuesi përfitoi pas një topi të kthyer në zonë dhe provoi me gjuajtje të fortë, me verilindorët që larguan rrezikun në këndore.

Pas 75’ minutash trajneri Cungu bëri zëvendësimin e parë duke hedhur në fushë sulmuesin Harba në vend të Plakut, që harxhoi shumë energji. Kukësi ka rastin më të mirë të mundshëm për të kaluar në avnatazh në minutën e 78’. Pas një aksioni të shpejtë nga e majta topi shkon te Çyrbja, i cili e ul bukur me gjoks për William, por braziliani gabon fatalisht nga një pozicion i volitshëm. Minutatat e mbetura nuk prodhuan asgjë dhe ndeshja u mbyll në barazim 0-0. /EDS/

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen