Charldrop: Jashtë njihet
Kadareja, jo literatura shqiptare

Charldrop: Jashtë njihet <br />Kadareja, jo literatura shqiptare
Dr. Rein van Charldrop, përfaqësues për OCLC, qendra më e rëndësishme në botë e shërbimit bibliotekar ishte dje në Tiranë. Ka ardhur nga Ohajo, SHBA, pas një komunikimi me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për të bashkëpunuar për përfshirjen e saj në rrjetin elektronik të Bibliotekës Globale. Dje, janë ftuar punonjës të bibliotekave në mbarë vendin për t'u njohur me praktikat e futjes së pasurisë së bibliotekave shqiptare në rrjetin global. Në intervistën për Shqiptarja.com Dr. Rein thotë se "qendrës më e rëndësishme të shërbimit bibliotekar, që ofron bazën më të madhe të informacionit, i mungonin të dhënat për literaturën shqiptare". Në bashkëpunim me akademikët dhe specialistët e bibliotekave të mbarë vendit ai ka bërë dje prezantimin të këtij rrjeti në sallën e Akademisë së Shkencave. Gjatë këtij prezantimi u tha se rreth 72 mijë biblioteka janë anëtare të OCLC-së dhe në përvjetorin e 45-të të saj WorldCat (katalogu botëror) është pasuruar me 1.7 miliard koleksione. Çfarë ndihme ofrohet sot në bibliotekat globale dhe si do të jepet kjo ndihmë është edhe qëllimi i ardhjes në Tiranë të Dr. Rein van Charldrop, i cili pas Tiranës do të shkojë në edhe Prishtinë. Dr. Rein ka bërë një njohje me OPAK, që është sajti ku duhet klikuar për hyrë. Qëllimi I Dr. Rein Van Charldrop është që çdokush në botë kur do të klikojë një libër në gjuhën shqipe të mësoj se ku duhet kërkuar në bibliotekën e Akademisë së Shkencave, në bibliotekat e komunave apo në Diaspora. Dr. Van Charldrop do të marrë prej bibliotekave rekordet dhe të dhënat e librave në Shqipëri, të cilat do të futen tashmë në bibliotekën Globale me të dhënat e katalogëve dhe të dhënat bibliografike.

Dr. Van Charldrop, pse ju jeni të interesuar që në rrjetin e bibliotekave të organizatës botërore të përfshihet edhe librat e Shqipërisë?
-Kompania jonë OCLC është një organizatë që gjithë punën e saj e ka të lidhur me bibliotekat. Kështu që OCLC-ja është një mbështetje për të gjithë bibliotekarët dhe lidhet me shërbimin për bibliotekat e të gjithë botës.

Keni pasur ju informacione më parë për literaturën shqiptare?
-Po. Organizata jonë është një organizatë që do që të përfshijë të gjitha bibliotekat e të gjithë botës. Kështu që ne kemi një katalog shumë gjigant, ku bibliotekat mund të përdorin këtë lloj katalogu për të vendosur materialet e tyre. Kemi me mijëra katalogë nga vende të ndryshme të botës, nga Kroacia, nga Bosnja, Gjermania dhe kemi rekorde edhe nga Shqipëria, por jo nga bibliotekat e Shqipërisë, brenda saj. Ato që kemi janë rekorde të marra jashtë trevave shqiptare. Tashmë ne do të kemi edhe më shumë rekorde të reja të regjistruara, të cilat ekzistojnë brenda trevave shqiptare.

Nisma juaj vjen sepse kanë kërkuar të njihen njerëzit në botë me literaturën shqiptare apo ka një synim tjetër?
-Kemi parë se disa nga rekordet e kësaj literature vinë nga Universiteti i Amsterdamit, ose i Tokios dhe kanë lidhje me Shqipërinë. Rekordet e tyre janë të daunloduara në katalogun botëror WorldCat. Kështu që shumë njerëz që janë jashtë trevave të Shqipërisë kanë pasur akses për këto rekorde.

Për cilën lloj literature shqiptare kanë më shumë interes të huajt?
-Për të gjitha llojet e librave janë të interesuar, sidomos të interesuar janë për librat e Ismail Kadaresë që është një shkrimtar shumë i njohur. Por gjithashtu ka shumë të interesuar për librat që kanë lidhje me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, për literaturën akademike.

Jemi kuriozë të dimë sesi ka lindur kjo organizatë dhe sa të dobishme janë projektet e saj?
-Kjo organizatë është krijuar në SHBA, në Ohajo, 45 vjet më parë. Nismëtare qenë pesë universitet, të cilat kishin nga një katalog të vogël, por sistemi ishte i njëjtë. Në qoftë se ato do të bashkoheshin së bashku, një person mund ta bëjë këtë lloj katalogu dhe tani kjo organizatë është zgjeruar aq shumë sa ka 40 mijë biblioteka të reja. Në qoftë se ne marrim një rekord të ri unë e kaloj atë direkt në katalog. Kështu do të bëjë edhe me rekordet e marra në Shqipëri.

Cilat kanë qenë pasionet tuaja dhe profesioni juaj?
-Pasioni im ka qenë libri. Ndaj unë kam punuar tek kjo organizatë që në fillim, kur ishte presidenti Robert L. Jordan dhe unë isha përgjegjës për gjetjen dhe tërheqjen e rekordeve në Europën Qendrore dhe Lindore dhe për Afrikën. Kam 10 vjet që merrem me përfshirjen në bibliotekën globale të literaturës së të gjitha këtyre vendeve?

A mund të na tregoni disa nga eksperiencat tuaja më të bukura gjatë takimeve të punës nëpër këto vende?
-Çfarë ne bëjmë dhe çfarë ofrojmë mbetet në thelb një eksperiencë e bukur. Kur dikujt ose juve u themi se ku mund ta gjeni librin që kërkoni, besoj se kemi thënë mjaftueshëm.

KUSH ESHTE REIN VAN CHARLDROP
Drejtues i projektit OCLC PICA, Rein van Charldorp, ka mbi 20 vjet që është i lidhur më shumë se çdo njeri tjetër në botë me librat. Ai iu është përkushtuar informacioneve për gjetjen e librave në shërbim të lexuesit. Rein është me kombësi gjermane, por ka lindur në Indonezi. Ai ka studiuar në Universitetin e Leiden-it (ku është diplomuar me master në shkencën e Kimisë dhe më pas ka mbrojtur doktoraturën për Shkencat Natyrore në Universitetin e Philadelphia-s në SHBA. Ka punuar në shumë vende të botës dhe ka kryer punë të ndryshme, por puna e tij më e madhe është te organizata e OCLC-së. Rein van Charldorp është shumë i përkushtuar në punën e tij. Gjithçka ai bën është që të zbulojë se ku gjenden tituj librash.  është ai që ndërlidh pjesën më të madhe të bibliotekave të botës me rrjetin e OCLC PICA. Gjithçka bën Rein van Charldorp synon një shërbim të shpejtë e të menjëhershëm me lexuesit dhe njerëzit e pasionuar pas librit, shkencës e studimeve.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Dramë gjermane në ‘Bernabeu’, Real Madrid përmbys 2-1 në limite Bayern Munich dhe gjen Dortmundin në finalen e Champions League

Dramë gjermane në ‘Bernabeu’, Real Madrid përmbys 2-1 në limite Bayern Munich dhe gjen Dortmundin në finalen e Champions League