Charles Michel: Ukraina mund të jetë anëtare e BE-së në vitin 2030

Charles Michel: Ukraina mund të jetë anëtare e BE-së në vitin 2030

1694262812_kjew.jpg

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, beson se Ukraina mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

“Ukraina mund të jetë anëtare e BE-së në vitin 2030 nëse të dyja palët bëjnë pjesën e tyre”, tha Michel në një intervistë për revistën gjermane Der Spiegel.

Ai theksoi se BE-ja duhet të “përshpejtojë procesin e vendimmarrjes“, duke shtuar se pranimi i shpejtë i Ukrainës “do të dëshmojë gjithashtu se Bashkimi Evropian është i aftë për ndërhyrje gjeopolitike“.

Ai sqaroi megjithatë se nuk do të ketë lehtësim të kritereve të anëtarësimit në BE për Ukrainën apo vendet e tjera kandidate. Përveç Turqisë, kandidatë për anëtarësim janë edhe gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavia. 

“Ukraina dhe vendet e tjera kandidate (për anëtarësim në BE) duhet të zbatojnë reforma, të luftojnë korrupsionin dhe të përmbushin kërkesat ligjore“, tha Michel.

Perspektiva e zgjerimit është një nga temat që do të shqetësojë liderët e Komunitetit Politik Evropian gjatë takimit të mbajtur nesër në Granada të Spanjës./


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky fton Papa Françeskun në Ukrainë: Do të isha i lumtur nëse ai do të vinte


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, si Artan Hoxha ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi gjyqtaren Pajtime Fetahu

Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, si Artan Hoxha ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi gjyqtaren Pajtime Fetahu