Kapërcen limitin përsëri ajo e të përjavshmes satirike franceze “Charlie Habdo”, ku bënë ironi makabre mbi shembjen e urës “Morandi” në Itali pak ditë më parë.

Ku në një sfond të verdhë shfaqet më këtë kopertinë karikatura e urës së shembur mes të cilës një makinë e shkatërruar nga gërmadhat me titullin “Ndërtuar nga italianët,… e pastruar nga emigrantët.”

Mirëpo, ndaj saj ka reaguar zëvendës/ministri italian i transportit Ediardo Rixi, i cili në profilin e tij në Facebook shkruan:

Revista franceze Charlie Hebdo është  e paturpshme dhe kapërcen çdo limit të shijes së keqe. E kjo është satirë? Për mua ka vetëm një fjalë; shpifësirë.

                      Ediardo Rixi

Ai gjithashtu shprehet se nuk është hera e parë që Italia është vënë nën shënjestrën e satirës së revistës franceze.