‘Charter-i’, PD akuza Ballës: Përdori fenë për të mashtruar shqiptarët, s’janë njohur në xhami, ishin takuar më herët

TIRANË-Partia Demokratike vazhdon akuzat në drejtim të krytarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në një konferencë për mediat, deputeti demokrat, Luçiano Boçi, ka thënë se Balla gënjen kur thotë se e ka takuar biznesmenin e dënuar për trafik droge, Edmond Bego, për herë të parë në vitin 2015.

Boçi ka thënë se Bego dhe Balla nuk janë njohur në xhaminë e e Dragostunjës, por më herët. Boçi ka publikuar edhe një tabelë ku ndodhen sipas PD, udhëtimet e Ballës me Begon para vitit 2015.

Të dhënat publikuar nga PD te pretenduar se vjine nga sistemi TIMS, ku thuhet se Balla (TB) ka udhëtuar me Begon (MB) disa here

Taulant Balla u shfaq mbrëmë para shqiptarëve si një peng i krimit të organizuar dhe i parave të pista. 
Pasi përdori fëmijët e tij për të justifikuar miqësinë me një trafikant ndërkombëtar droge, këtë rradhë, Taulant Balla përdori fenë për të mashtruar shqiptarët për kohën e njohjes me Begon.  
Nuk është e vërtetë që Taulant Balla është prezantuar për herë të parë me Edmond Begon në vitin 2015 në xhaminë e Dragostunjës.  
Dokumentat zyrtare provojnë se ata kanë udhëtuar së bashku disa herë me makinë dhe me avion në të njëjtën orë, përpara vitit 2015.  
Të dhënat e sistemit TIMS provojnë se Taulant Balla dhe Edmond Bego kanë udhëtuar bashkë në 7 korrik 2014 dhe kontrolli i të dyja pasaportave është bërë brenda dy minutave, çka tregon se ata kanë qenë pas njëri-tjetrit.  

Balla dhe Bego kanë udhëtuar së bashku edhe në 22 shtator 2014, kohë në të cilën sipas deklaratave të mashtruesit të Edi Ramës, ata nuk njiheshin me njëri tjetrin. Këtë herë pasaportat janë kontrolluar brenda 1 minute.  
Vetëm në vitin 2014, Balla dhe miku i tij trafikant droge kanë udhëtuar së bashku, me makinë dhe me avion, plot 12 herë vajtje – ardhje.  
Mashtrimi, mohimi dhe inflacioni me paditë fasadë janë e vetmja mënyrë që Taulant Balla të ruajë mandatin dhe t’i shpëtojë burgut edhe për pak kohë!

Luciano Boci

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 18/10/2018 15:37

    ore ju te PDS mose e dini veten te kulluare mjafte me keto budallalleqe se late name plera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja