VENEZUELE - Presidenti venezuelian Hugo Chavez konfirmoi nëpërmjet Twitter- it, rikthimin e tij në Venezuelë pas ndërhyrjes kirugjikale dhjetorin e kaluar pasi ishte diagnostikuar me kancer.

“Jemi kthyer në atdheun tonë Venezuelë, falënderoj zotin dhe popullin tim të dashur! Mjekimin tim do ta vazhdoj këtu, - shprehet ai.

Komentin e tij e vazhdon duke shprehur mirënjohje gjithashtu ndaj Fidel Castro-s, Raul e gjithë Kubës.

“Kam besimin tim tek Jezu Krishti dhe tek mjekët e mi. Të triumfojë fitorja gjithmonë. Do të jetojmë dhe do të fitojmë”, - kështu shkruhet në mesazhin e fundit të Twitterit që prej 1 nëntorit të 2012-s.

Chavez ju nënshtrua një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në Havana të Kubës në dhjetorin e kaluar i cili ishte operacioni i katërt i tij në lidhje me sëmundjen e kancerit, që prej vitit 2011.

58 vjeçari nuk është parë në publik që kur kreu operacionin e fundit duke shtuar kështu spekulimet mbi gjendjen e tij reale shëndetësore.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)