Check up-i falas, Rama; Bazë të
dhënash për mbulim universal

Check up-i falas, Rama; Bazë të<br />dhënash për mbulim universal
Kryeministri i vendit, Edi Rama e konsideron kontrollin me Check-Up si një mundësi shumë të mirë për krijimin e të dhënave për mbulim universal shëndetësor, një nga synimet madhore të qeverisë që drejton.

Teksa ka qenë i pranishëm i shoqëruar dhe nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në qendrën shëndetësore nr. 10 në Tiranë, për të parë nga afër zbatimin check-up në kabinetet e kësaj qendre të parashikuara për këtë qëllim, Rama ka shtuar se, krijohet për herë të parë një bazë të dhënash.
 
Ne jemi shteti i vetëm në rajon dhe në evropë që nuk kemi një kartelë shëndetësore të popullatës dhe duke mos pasur të tilla, nuk dimë se cila është situata e përgjithshme dhe kush janë sëmundjet më problematike, çfarë duhet të bëjmë me politikat më tej, etj. Kjo është vendosja e një bazë të dhënash për herë të parë pas 20 e kusur vitesh, se para 20 e kusur vitesh edhe lopët, edhe delet kishin kartelën e tyre. Kurse këtu gjithçka u zhduk dhe prandaj do të ishte mirë ta bënim për të gjithë popullsinë, por jemi fokusuar tek 40-65 vjeç sepse aty zakonisht shfaqen problemet e fillesave me sëmundjet. Besoj që të gjithë kanë të mirën që informohen, por është edhe një e mirë e përbashkët sepse krijojmë  një bazë të dhënash për herë të parë dhe mbi atë bazë të dhënash bëjmë dhe politikat që na duhen. Pa këtë bazë të dhënash nuk e bëjmë dot sistemin e shëndetësisë me mbulim universal, dmth falas për të gjithë ata që s’kanë mundësi" ka thënë ai.

Programi kombëtar i kontrollit bazë shëndetësor për të gjithë shqiptarët rezidentë, në grupmoshën 40–65 vjeç, fton 900 mijë shqiptarë, që një herë në vit të paraqiten në qendrën shëndetësore të vendbanimit dhe të bëjnë kontrollin bazë shëndetësor, pa pagesë, pavarësisht nëse janë, apo jo, të siguruar për kujdes shëndetësor. Check-up-i është hapi i parë konkret, drejt Mbulimit Universal, objektivit madhor të programit të qeverisë në sistemin e  kujdesit shëndetësor

Qendra shëndetësore nr.10, është qendra më e madhe në Tiranë që mbulon një zonë prej rreth 80 mijë banorë, të njësive 3 dhe 4, në kryeqytet, nga të cilët 20 mijë janë të grupmoshës 40-65 vjeç. Personeli prej 114 mjekësh, shërben me përkushtim të plotë gjatë gjithë ditës, me dy turne.

Kryeministri u takua dhe bisedoi me mjekët e qendrës dhe qytetarë të rastësishëm të cilët ndodheshin aty për bërë check-up, shumica prej të cilëve për herë të dytë. “Është hera e dytë që e bëj check up. Analizat më kanë dalë shumë mirë”, - tha një qytetare, e cila u shpreh e kënaqur edhe me punën e stafit mjekësor.

Të sensibilizuar për rëndësinë e kontrollit bazë shëndetësor, për qytetarët është lehtësim fakti që ky kontroll është falas. “Unë e bëj për herë të parë. Meqë kam qenë pak pa qejf vendosëm të bëjmë check up. Fatmirësisht është falas, është një shërbim që ofrohet nga shteti dhe duhet bërë”, u shpreh një qytetare.

Doktoresha Rudina Gjini, duke shpjeguar procesin, bëri të ditur se interesi i qytetarëve është në rritje dhe numri i atyre që realizojnë check- up sa vjen dhe shtohet. Mjekja u shpreh se një punë të rëndësishme bindëse kanë realizuar edhe mjekët.

Qendra jonë është qendra më e madhe në Tiranë, me një personel prej 114 vetash. Kemi një popullatë prej 80  mijë banorësh, ku përfshihen dy njësi bashkiake  3 dhe 4. Pjesëmarrja sa vjen e shtohet. Muajt e parë patëm probleme sepse njerëzit nuk e kuptonin që mund të shkohet tek mjeku edhe kur je i shëndetshëm. Është hera e parë që bëhet profilaksi në Shqipëri. Kjo është gjëja më e mirë dhe ne që jemi mjekë e kuptojmë rëndësinë e kësaj vlere. Po mundohemi ta thyejmë mentalitetin

Një mjeke tjetër u shpreh se në kabinetet e check up bënin kontrollin bazë mesatarisht 12 qytetarë në ditë të cilët mbeten të kënaqur nga shërbimi. 

 “Çdo ditë secila nga dhomat ka një mesatare ditore prej 12 vetash. Ka fluks. Kur mbaron puna, bëhet procedura e rregullt dhe qytetartë janë të kënaqur.Për të shmangur pritjen e qytetarëve, çdo gjë zhvillohet sipas një programi prenotimesh. Kemi një fletë që prenotojmë. Bëjnë prenotimet dhe qytetarët vijnë sipas orarit që kemi caktuar që të mos krijohet konfuzion” tha një tjetër mjeke.


Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës