Dy ekipet londineze Chelsea e Arsenali por edhe Napoli janë ekipet favorite për të fituar Europa League këtë edicion. Mbrëmjen e djeshme janë përcakuar 8 ekipet çerekfinaliste të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Europë ku nuk munguan as surprizat. Frankfurt është e vetmja skuadër gjermane e mbetur në garë pasi eliminoi Interi.
Ndërsa suprizë akoma edhe më e madhe ishte eliminimi i spanjollëve të Sevilla. Andaluzianët ekspertë për të fituar këtë trofe u mposhtën në Pragë nga Slavia 4-3 pas kohëve shtesë duke i dhënë lamturirën kompeticionit që në fazën e 1/8.
Në garë mbeten edhe dy skuadra spanjolle Valencia dhe Villarreal por edhe portugezët e Benfica. Shorti për fazën çerekfinale dhe atë gjysmëfinale të Europa League hidhet sot në orën 13:00 në Nyon.
Këto janë 8 ekipet më të mira të këtij edicioni të Europa League:
Arsenal (ENG)
Benfica (POR)
Chelsea (ENG)
Eintracht Frankfurt (GER)
Napoli (ITA)
Slavia Praha (CZE)
Valencia (ESP)
Villarreal (ESP)
/Përgatiti Andi Kapxhiu